Home KRYESORE “Pallatit” të demokracisë i janë çarë kolonat, këta e lyejnë me bojë!

“Pallatit” të demokracisë i janë çarë kolonat, këta e lyejnë me bojë!

Mazhoranca ka vendosur që në reformën zgjedhore(nëse mund të quhet e tillë), të bëhet një ndryshim: “Kuti të caktuara votash do të hapen për t’u riparë, nëse ka vërejtje, edhe pasi të ketë dalë rezultati i zgjedhjeve. Kjo do të sjellë një transparencë të madhe ligjore.”

Të quash reformë këtë, është njësoj sikur një inxhiner, të cilin e kanë dërguar të bëjë vlerësimin e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti, të sygjerojë të lyhet me bojë një pallat të cilit i kanë lëvizur themelet dhe i janë dëmtuar kolonat.

Me këtë ligj zgjedhor, duhet vlerësuar seriozisht opsioni i braktisjes së zgjedhjeve, posaçërisht për faktin se vota jote nuk përkthehet në pushtet.

Sepse unë nuk pranoj që votën time, partia tia japë një ndërtuesi për tu bërë deputet.
Kandidatin për deputet të zonës time unë dua ta votoj personalisht. Jam kundër të partia të mbledhë votat në “thesin e madh”, dhe deputetët ti caktojë sipas bursës së rryshfetit dhe servilizmit.

Share: