Home KRYESORE Qeveria kërkesë Kuvendit: Të shtyhet gjendja e fatkeqësisë natyrore

Qeveria kërkesë Kuvendit: Të shtyhet gjendja e fatkeqësisë natyrore

Qeveria i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë që të miratojë vendimin për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Sipas një dokumenti i firmosur nga kryeministri Edi Rama, qeveria i kërkon kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi që qe gjendja e fatkeqësisë natyrore të zgjatet deri më datën 31 mars të vitit 2020 për qarqet, Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Ndërkohë, qeveria, organizata dhe individë të ndryshëm po kontriuojnë për rindërtimin e qarqeve më të prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, i cili u mori jetën 51 perosnave dhe la qindra të plagosur.

Po ashtu, autoritetet po vijojnë punën për verifikimin e banesave nëse janë të banueshme ose jo, ndërsa në disa qarqe ka nisur dhe prishja e objekteve që paraqesin rrezik./ Opinion.al

Share: