Home KRYESORE U zgjodh në krye të SPAK, flet për herë të parë Arben...

U zgjodh në krye të SPAK, flet për herë të parë Arben Kraja

Gjatë ditës së sotme prokurori Arben Kraja është zgjedhur si kryetar i Prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në reagimin e tij të parë pas zgjedhjes në këtë detyrë, Kraja u shpreh se qytetarët duhet të kenë besim tek anëtarët e SPAK, pasi ata do të kryejnë detyrën që kanë marrë përsipër.

Gjatë fjalës së tij, Kraja u shpreh se duhet më shumë bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për të ndryshuar opinionin negativ që ata kanë krijuar mbi institucionet shqiptare.

Ai theksoi se personat që duhet t’u frikësohen SPAK-ut janë ata që shkelin ligjin. Sipas tij ende nuk është përcaktuar dosja e parë që do të hetohet nga SPAK./Opinion.al/

Share: