Home KRYESORE VIDEO/ Vizitoi kampin famëkeq të Aushvicit, Merkel humb ekuilibrin

VIDEO/ Vizitoi kampin famëkeq të Aushvicit, Merkel humb ekuilibrin

Angela Merkel bëri vizitën e saj të parë zyrtare në ish-kampin gjerman të përqendrimit në Aushvic-Birkenau, pas 14 vjetësh si kancelare e Gjermanisë.

Ajo shoqërohej nga kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, i cili është njëherësh ish i mbijetuar i kampit si dhe disa ish të burgosur dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme hebreje.

Megjithatë çfarë ka tërhequr edhe më vëmendjen ishte fakti se teksa kryente homazhe, Merkel ka humbur ekuilibrin dhe ka rrezikuar të rrëzohej. Siç shihet në pamjet e mëposhtme në ndihmë i kanë ardhur menjëherë disa zyrtarë, mes tyre dhe kryeministri polak.

Ky episod vjen pasi Merkel është parë të dridhej në 3 raste të mëparshme gjatë këtij viti, gjë që ka ngritur dyshime mbi gjendjen shëndetësore të saj.

Ndërkaq kjo vizitë e kancelares në kampin e Aushvicit vjen pas rritjes së anti-semitizmit në Gjermani dhe përpara përvjetorit të 75 të çlirimit të kampit./Opinion.al

Lojtës Videosh00:0000:0412 

Share: