Home KRYESORE Vorbull… Nga Gladiola Busulla

Vorbull… Nga Gladiola Busulla

Vorbul dot, nuk do të më kryqëzosh
në kurthin e trillit tënd…
Midis dëshirash që zvarriten
në dritë, në gjysmerrësirë, në terr,
në gënjeshtra, në gjumë, në realitet.
Arratisur,
në vorbullën shtjellëse
Të kësaj fajësie
Pafajshmërisht të ankthshme.
Vetëtimat zbehin hijet emblematike
Të dhjetëra lamtumirave
që thamë për të harruar sërish.
Dhe zemra tashmë,
u mësua me gjysmërrahjet
e ankoruara në brigjet e tua.
Dot,
nuk do të më gozhdosh
në kontinentin e lirisë së mbërdhezur
nga pritja, dhe padurimi.
A ka vallë krenaria një datë skadence,
Ashtu si urrejtja bizare për emrin tënd?!

Share: