Home I pakategorizuar Gjykata pushoi çështjen ndaj Bashës, Balla: Fakte për një kallëzim të ri

Gjykata pushoi çështjen ndaj Bashës, Balla: Fakte për një kallëzim të ri

Ditën e djeshme, Gjykata e Tiranës pushoi çështjen për “lobim rus” ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Lidhur me vendimin e Gjykatës, ka reaguar kreu i deputeteve socialistë Taulant Balla, i cili ka paralajmëruar dhe një kallëzim të ri.

Balla ka publikuar në “Facebook” 4 dokumente të reja, sipas tij, të Departamentit Amerikan të Shtetit, që tregojnë se Lulzim Basha ka përfituar shërbime me paratë e padeklaruara në shumen e 675 mijë dollarëve.

Kreu i deputeteve socialistë, më herët akuzoi prokurorët dhe gjyqtarët se u bënë pjesë e një procesi që ai e krahasoi me “një teatër të turpshëm”.

Reagimi i Ballës

Për ta kuptuar dosjen “Basha”, shikojini me kujdes këto dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).

A janë këto kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763?
👉dokumenti i parë (foto)
https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf

A janë shërbimet e faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën 675.000 dollarë?
👉dokumenti i tretë (foto)
https://efile.fara.gov/…/6414-Supplemental-Statement-201711…

A deklarohet në dokumentin e katërt se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike?
👉dokumenti i katërt (foto)
https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf

Fakti është që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para. Për një shërbim të përfituar me fonde me burime të padeklaruara, a duhet hetuar? Fakte të reja plotësojnë kushtet për një kallzim të ri!/ Opinion.al

Share: