Home Gjeo-Ekonomia Irani sulmon me raketa dy baza ushtarake amerikane në Irak

Irani sulmon me raketa dy baza ushtarake amerikane në Irak

Irani ka sulmuar me raketa balistike dy baza ushtarake amerikane në Irak.

Baza në al-Asad dhe në Erbil kanë qenë në shënjestër të sulmit sipas Pentagonit.

Raketat u lëshuan nga Irani në orën 1:30 të mbrëmjes me orën lokale.

Ministri i Jashtëm i Iranit tha se vendi i tij “mori dhe përmbushi masa mbrojtëse proporcionale” duke ju referuar artikullit të 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Javad Zarif@JZarif

Iran took & concluded proportionate measures in self-defense under Article 51 of UN Charter targeting base from which cowardly armed attack against our citizens & senior officials were launched.

We do not seek escalation or war, but will defend ourselves against any aggression.36.5K3:32 AM – Jan 8, 2020Twitter Ads info and privacy21.8K people are talking about this

Ndërsa Presidenti i ShBA, Donald Trump shkroi në Twitter se “gjithçka ishte mirë” dhe se nga sulmi nuk ka patur viktima por ndërkohë po vlerësohen dëmet materiale. Trump paralajmëroi gjithashtu një konferencë shtypi në mëngjes.

Donald J. Trump@realDonaldTrump

All is well! Missiles launched from Iran at two military bases located in Iraq. Assessment of casualties & damages taking place now. So far, so good! We have the most powerful and well equipped military anywhere in the world, by far! I will be making a statement tomorrow morning.470K3:45 AM – Jan 8, 2020Twitter Ads info and privacy216K people are talking about this

Sulmi i Iranit erdhi disa orë pas varrosjes së gjeneralit Kasem Soleimani i cili u vra disa ditë më parë na një sulm me dron me urdhër të Presidentit Trump. Irani kishte paralajmëruar se do të hakmerrej për vrasjen e gjeneralit të tyre./ Opinion.al

Share: