Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka publikuar sot mrat e kandidatëve për anëtarë të qeverisë nga Vetëvendosja nëse ai do të arrijë të krijojë koalicionin aq shumë problematic me LDK-në. Ajo që bie në sy menjëherë është se kurti ka shmangur nga qeverisja emra tradicionalë dhe të vjetër të VV, madje dhe të njohur si besnikë të tij, për të surprizuar me disa figura të reja. Lapsi.al është përpjekur të bëjë disa portrete të shkurtra të tyre për të krijuar një pasqyrë të qeverisë së ardhshme të Vetvendosjes.
Haki Abazi kandidat për zv kryeministër
Haki Abazi, iu bashkau lëvizjes Vetëvendosje si një prurje e re pas ndarjes më të madhe që pati kjo parti kur grupi i drejtuesve kryesorë u larguan për të marrë drejtimin e PSD-së. Në gusht të këtij viti ky inxhinjer, 45 vjeçar i diplomuar në Universitetin e Prishtinës, dhe George Mason në SHBA, mori edhe tesrën partiake të vetëvendosjes. Ai mbart 20 vite përvojë pune në pozita të larta menaxheriale në organizata të ndryshme ndërkombëtare nëpër shumë vende të botës dhe mbi 1 mijë projekte të realizuara. Tani është duke bërë studime në fushën e Energjisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Universitetin e Cumbrias në Britaninë e Madhe. Ai u bë i njohur për publikun shqiptar si pasojë e qëndrimeve dhe analizave që ka mbajtur në media dhe në fushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit u rendit shumë lar në listën e Vetëvendosjes me nr 8. Ai u bë gjatë fushatës pjesë e një skandali pasi u përlesh fizikisht një studion televizive të T7 me ish disidentin e Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj. Ky baba i tre fëmijve u zgjodh për herë të parë deputet në këto zgjedhje dhe tani mendohet të jetë pretendent për zv kryeministër i dytë pasi njëri nga vendet do ti takojë LDK, së gjithmonë sëse marrëveshja arrihet.
Blerim Reka, kandidat për ministër i jashtëm
Pa dyshim që Blerim Reka do të jetë surpriza më e madhe e një qverie të mundshme Kurti. Pak muaj më parë ai ishte kandidat i shqiptarëve të Maqesonisë për postin e Presidentit të Republikës, në një garë ku u rendit i treti. Por postin shtetëror që nuk e mori dot në Shkup, me sa duket këtij diplomati 60 vjeçar duket se po i’a propozojnë në Prishtinë, sipas modelit të qeverive të rilindjes që ka futur në kabinet shqiptarë nga jashtë kufirit. Blerim Reka ka qenë më parë ambasador i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian në Bruksel. Gjithashtu ka mbajtur pozita këshillimore diplomatike dhe ligjore si Këshilltari i Presidentit të Republikës së Kosovës për Integrimin në BE. Reka ishte Këshilli Juridik i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe anëtar i Ekipit të Ekspertëve për Strategjinë Kombëtare dhe Integrimin në BE. Me sa duket kjo eksperiencë e gjatë e këtij profesori të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të drejtës së BE në Universitetin e Evropës Juglindore, e ka joshur Kurtin ti ofrojë atij postin e kryediplomatit, në një periudhë kur marëdhëniet mes Prishtinës dhe Brukselit nuk janë në pikën më të lartë të mundshme.
Albulena Haxhiu, kandidate për ministre e drejtësisë
Albulena Haxhiu, ndoshta ishte emri më i pëërfolur dhe më pak surprizues për ktë post megjithëse ajo do të jetë e para minister e drejtësisë e dënuar më parë për dhunë ndaj institucioneve. Kjo 32 vjeçare, nënë e dy fëmijëve njihet si një nga aktivistet e e hershme të lëvizjes (anatësuar në 2010) dhe nga besniket e Albin Kurtit. Roli i saj në VV u rrit shumë pas ndarjes që pësoi kjo parti dhe vizibiliteti i saj në konferencat për shtyp u rrit ndjeshëm. Megjithëse Albulena Haxhiu ka qenë deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës tri mandate radhas. Për dy herë me radhë ajo ka drejtuar Komisionin për Legjislacion si një ndër komisionet më të rëndësishëm të Kuvendit.
Ajo ka qenë një nga deputetet më të zëshme në Kuvendin e Kosovës, me theks të veçantë në çështjet që lidhen me drejtësinë. Po raj është dënuar nga gjykata ëbaku me Albin Kurtin me një vit e 2 muaj burg për hedhjen e gazit lotësjellës në parlament në kohën kur diskutohej marëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Albuena u vu atëhere në qendër të vëmendjes pasi u akuzua se e kishte fshehur gazin lotsjellës në organet e saj gjenitale për të mos u kapur nga rojet e parlamentit.
Në zgjedhjet e 6 tetorit ajo ishte numri 3 i listës, direkt pas Kurtit dhe Konjufcës (kryetar i ri i parlamentit) ndaj dhe kandidatura e saj për minister e drejtësisë nuk përbën ndonjë surprizë.
Arben Vitia kandidat për ministër i drejtësisë
Arben Vitia, është i vetmi i kësaj lëvizje që kërkon bashkimin kombëtar që është diplomuar në Tiranë: për shëndetësi. Ky 44 vjeçar është aktivist në Lëvizjen VETËVENDOSJE që prej 2010 ku është angazhuar dhe ka drejtuar Komitetin për Shëndetësi. Ai ka ushtruar profesionin e mjekut në Mitrovicë dhe më pas qe një nga njerzit e besuar të Albin Kurtit që u dërgua në bashkinë e prishtinës, pasi Shpend Ahmeti e fitoi atë. Ai shërbeu si Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, e cilësuar si një nga drejtoritë me të suksesshme gjatë dy mandateve. Me sa duket kjo eksperiencë po e katapultin atë drejt postit të ministrit të Shëndetësisë.
Besnik Bislimi dhe Rozeta Hajdari për Financat dhe Ekonomnë
Dy figurat më pak të njohura si politikanë por me një CË të pasur në profesionete tyre janë kandidatuarat e Besnik Bislimit si ministër i Financave dhe Rozeta Hajdari tek Ekonomia, i pari ka qene më parë edhe deputet e aktualisht nënkryetar i VV, por ai për arsye personale dhe dorëheqjen nga parlamenti dhe nuk mori pjesë as në garën e fundit elektorale. Ai është diplomuar në fillim të viteve 90 në Kroaci dhe ka mbrojtur doktoratën në universitetin e Freibergut Gjermani për makroekonomi. Ndërsa hajdari ka qenë Kordinatore për arsimin e lartë dhe qeverisjen në Agjensinë austriake të Zhvillimit./Lapsi.al