Home KRYESORE Lezhë/ Hetimet për dëmet e tërmetit, u bënë ndërhyrje në katet e...

Lezhë/ Hetimet për dëmet e tërmetit, u bënë ndërhyrje në katet e para

Shqipëria ende vijon të përballet me pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Mësohet se Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet për 7 pallatet që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.

Lidhur me këtë çështje, janë marrë në administrim nga Prokuroria provat e referuara nga policia gjyqësore dhe në ditët në vijim pritet që të nis procedim penal për tre vepra: atë te ndërtimit pa leje; dhënies së ndihmës për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorimit të detyrës.

Sipas të dhënave, gjashtë pallatet e dëmtuar nga tërmeti janë ndërtuar para viteve ’90, ndërsa një prej tyre është ndërtuar në vitet e funsit. Nga verifikimet e bëra nga autoritetet, është konstatuar se ka patur ndërhyrje në katetet e para si dhe shtesa të ndryshme çka kanë sjellë dobësim të strukturës të objektit.

Përsa i parkete pallatit 10 katësh të ndërtuar viteve e fundit, dyshohet se cilësia e punimeve nga ana e kompanisë ndërtuese ka qenë e dobët. Hetimet kryesohen nga prokurori Milan Laska dhe nëse vërtetohen akuzat atëherë pritet që te firmosen edhe urdhër-arrestet./ Opinion.al

Share: