Home KRYESORE Nëna e Elvisit e kishte parandjerë ngjarjen?! Çfarë i tha fqinjës së...

Nëna e Elvisit e kishte parandjerë ngjarjen?! Çfarë i tha fqinjës së saj

Pas vdekjes një ditë më parë të 36-vjeçarit Elvis Josifi, janë pezulluar punimet në kantierin e ndërtimit. Ndërkohë, lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy persona.

Të arrestuarit janë tekniku dhe manovratori i firmës së ndërtimit. Ata akuzohen për “shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë 36 vjecarin Elvis Josifi, duke i shkaktuar vdekjen.

Si pasojë e këtij aksidenti mbeti i plagosur edhe një puntor tjetër, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Avokati i teknikut Flamur Palla, Esmerald Xhafa thotë se veprimi i Prokurorisë është i nxituar për sa kohë nuk ka pritur përgjigjen e aktit të ekspertimit.

Sipas tij Flamur Palla s’ka nën përgjegjësi kontrollin e pompës së betonit, ndërsa manovratori Aurel Vermuni nuk ka kompetencë të kontrollojë gjendjen teknike të betonieres.

Ndërsa një dëmimtare okulare Loreta Dardha banore e zonës ende është e tronditur nga pamjet që pa një ditë më parë.

“Kemi parë tmerr me sy, nuk kanë siguracion në punë, çfarë të të them mezi e morën për ta çuar në spital”.

Një ditë më parë gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt në ndërtim u dëmtua një segment metalik i presës së betonieres. Ajo u këput dhe për pasojë goditi në kokë punëtorin 36 vjeçar Elvis Josifi i cili ndëroi jetë dhe një puëntor 59 vjeç u plagos.

Familja Josifi është ndarë me djalin e saj Elvisin. Ata jetojnë në katin e 5 të këtij pallati. Burime të Abc News thonë se familjarët janë përplasur me pergjegjësit e firmes gjatë ceremonise mortore dhe nëna e viktimës ka hedhur akuza ndaj firmës duke i akuzuar se i kanë vrarë djalin teksa ai punonte për bukën e gojës.

“Djali im nuk vlen sa një drekë. Mos u tallni me gjakun e djalit tonë. Të kalben në burg ata që ma vranë dritën e syve.”

Këto jane fjalët që nëna ju drejtoi përfaqësuesve të firmës që i kërkuan të mbulonin shpenzimet e ceremonisë mortore. Abc Neës shkoi tek banesa e 35 vjeçarit dhe nëna e motrat e tij nuk pranuan të flisnin dhe nuk lejuan as kamerat. Vetëm një fqinje mundi të flasë.

“E ëma një ditrë në supermarket tha se djalin e kishte në punë në ndërtim dhe tha se kishte frikë për të, deri sa vjen në shtëpi unë rri me frikë”, thotë fqinja e 35 vjecarit,

Në apartamentin modest të familjareve të Ervisit ku sot e percollen ne banesen e fundit u ndeshëm me dhimbje dhe lot./Burimi: Abcnews

Share: