Home KRYESORE Shërbimet online/ Rama: Për mungesë dokumenti gjobitet drejtuesi i zyrës

Shërbimet online/ Rama: Për mungesë dokumenti gjobitet drejtuesi i zyrës

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ndodhej në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, ku paralajmëroi të gjithë drejtuesit e zyrave përgjegjës të administratës shtetërore se nëse qytetarët nuk marrin dokumentin për të cilin kanë aplikuar brenda afatit ligjor, do të gjobiten.

Kryeministri theksoi se qytetarët shqiptarë nuk duhet të presin më, pasi sigurimi i dokumentacioneve që janë në kompetencën e shtetit duhet të tërhiqen nga punonjësit e zyrës përgjegjëse.

‘’Problemi kryesor është pjesë e dokumentave të shtetit. Deri dje i thoje qytetarit që duhet të mbledhësh këto dokementa, nga zyra në zyrë, nga institucioni në institucion, nga radha në radhë, tani s’ka më. E para është krijuar përshtypja e gabuar që do mbyllen sportelet dhe do mbyllen vende pune. Ato do mbyllen por puna do i dyfishohet. Nuk do rrinë aty si policë trafiku që lidh dosjen kalon dosjen shkon prap, dosjen do e mbushim vetë. Nëse qytetari aplikon dhe i thua që për 15 ditë do e marrësh, ai do e marrë. Dokumenti do të jepet brenda afateve ligjore. Dhe në rast se ndonjë dokument që duhet të jepet brenda administratës mungon, atëhere qytetari nuk do të presë por atëhere do të gjobitet drejtuesi i zyrës përgjegjëse nga rroga e tij, për shkelje të ligjit. Një herë dy herë, herën e tretë ditë të mbarë. Nuk mund të vonohet dosja e qytetarit se nuk ka administrata një dokument. Asnjë nuk do i mbajë fatin në dorë qytetarit se i mban vonon dosjen apo i mban dokumentin’’- tha Rama./ Opinion.al

Share: