Home KRYESORE Analiza e një pune disa mujoreshe per krijimin e një mundësie te...

Analiza e një pune disa mujoreshe per krijimin e një mundësie te re bashkëpunimi mes shqiptareve ne mërgate

Midis organizatave Mbarekombetare Shqiptare

Në dt 08/02/2020 u mbajt në Athine, Greqi ne ambientet e zyrat e Federates se Shoqatave Shqiptare në Greqi, Asambleja e jashtezakonshme e Organizates Mbarekombetare Lobi Euro Atlantik Shqiptar

Me nje prezence te konsiderueshme te komunitetit shqiptar ne takim u mundesua riorganizimi i nje organizate qe ka pas hapur shume diskutime debate nder shqiptaret e mergates dhe brenda trojeve shqiptare.

Nga nje historik i shkurter i organizates qe ka pas ngjalle shume paqartesi dhe perçarje mes shqiptaresh ndodheshim perpara nje Lobi te ndare ne me shume se 4 pjese, largime dhe paqartesi qe ne komunitet kane pase ringjalle shume debate. Eshte nje organizate të cilen e shohin me nje sy shprese për bashkim shume Shqiptare e Atdhetare në mergate dhe te e cila kane provuar të behen pjese e të dalin prej saj shumë persona qe shpresojne në nje riformim te komunitetit Shqiptare jashte vendit.

Arritem në kete takim të bindur se cilido nga ne, pjesetaret e kesaj organizate, do te merrte personalisht nje angazhim shume të fuqishem, atë të interesit kombetar dhe jo individual.

Personalisht jam pjese e kesaj organizate prej tre vitesh dhe kryesine e deges Itali e drejtoja une. Ne keto vite, gati kater tashme, kam pare shume lakime me emrin Atdhetar për faktin se të gjithe e thone se janë por nuk veprojne si të tille. Ne rastin konkret te organizates sone eshte vepruar me shume si e thene se sa si e bere. Jam kritike ne kete rast pasi kjo organizate lindi me shume buje dhe shume shpres për diçka qe do mund të permblidhte nen Krahet e saj nje ide Bashkimi e cila nder shqiptaret mungon shpesh. Mund të themi për Ego, mund të themi për Interesa të ngushta personale, mund edhe të themi për interesa të agjenturave të huaja të lidhura me partite qe veprojne në vendet tona.

Te gjitha keto situata janë verejtur brenda kesaj organizate e cila pas shume zenkash e percarjesh kishte me doemos nevoje për nje riorganizim mbi të gjitha për nje ndermjetesim mes palesh.

U ndodhem keshtu në Athine mes debatesh të njerezve qe perfaqesojne nje dege te Lobit te kryesuar nga Z. Skenderbeg Klaiqi dhe nje pjese e cila ish e kryesuar nga Z.Shukri Ymeri , te dy njifen personalisht permes debateve të shumta e deklaratave ne media si kundershtare dhe akuzojne njeri tjetrin për keq perdorim dhe vjedhje të organizates.

Pjesa qe doli nga Kryesia e Z. Shukri Ymerit, sot u ndodh perballe nje situate nga e cila nuk mund të leshonte me pe. Mbas shkeljesh të njepasnjeshme të statutit nga ana e Kryetarit të Lobit Z.Shukri Ymeri, u arrit në rezultatin se gabimi i pafalshem ne mos degjimin e arsyetimeve të ligjshme dhe të drejta nga Z.Skenderbeg Klaiqi të cilit, ne si pjese e kesaj organizate nuk deshem ne asnje rast tu’a vinim veshin me pare, dalin serish në pah sot pas tre vitesh me të njejtat situata dhe justifikime.

Atehere nuk ka alternative tjeter perveçse atij per te degjuar të dyja palet dhe të krijohet nje mundesi bashkepunimi. Ndermjetes në kete rast u be Levizja Atdhetare Krahet e Shqipes me qender në Londer e kryesuar nga vete mua dhe me iniciues Z.Altin Disha

Cilat janë alternativat e nje bashkepunimi serioz nese nje organizate si Lobi deshiron te jete kontribuese ne çeshtjen kombetare me projekte konkrete për zhvillimin dhe progresin e shoqerise shqiptare?

Nuk ka rruge tjeter perveçsé asaj të bashkepunimit me organizata e shoqata të tjera, me individe qe kane dhene prova ne mbarevajtjen e çeshtjes kombetare dhe mbi të gjitha promovimin e të rinjve Shqiptare në Organizate.

Në nje klime konstruktive dhe bashkepunimi mesazhi i qarte i të nderuarit Z. Skenderbeg Klaiqi për ti dhene doren njeri-tjetrit dhe per te bashkepunuar nen nje linje të vetme me nje organizate u prit sukseshem nga pjesa dermuese e të pranishmeve.

Me kete rast u formua nje kryesi e re e Lobit Euro Atlantik Shqiptar e cila do të jete teknikisht aktive për nje kohe të perkohshme derisa ketij hapi te pare bisedash per bashkepunim do ti bashkangjiten të tjera iniciativa.

Kryesia e vjeter legjitime e kryesuar nga Ish Kryetari Z. Shukri Ymeri kerkoi shkarkimin e tij per të gjitha pikat statutore të shkelura.

Si ndermjetese e nje fryme bashkepunimi për rendesine qe ka çeshtja Kombetare, Levizja Atdhetare Krahet e Shqipes ofron qe të ndertoje nje dege te kesaj organizate ne Londer e cila të jete shembull i nje bashkepunimi mes paleve me nje fond të perbashket investimenti, te terheqe investitore per projekte te rendesishme ne trojet Shqiptare dhe të promovoje të rinjte Shqiptare në mergate si drejtues të nje organizate e cila propozohet të mbarti vlera atdhetarizmi.

E vetmja menyre e cila do ta lejonte kete do te ishte menjanesimi I inat eve të vjetra, I elementeve të vjeter preçares dhe zhvillimi I projekteve konkrete në dobi të vendeve tona meme. Mergata ka detyrim moral qe te influencoje dhe te kontribuoje ne zhvillimin e vendit meme sidomos në nje moment kyç siç eshte ai i sotmi ne politiken aktuale ne Shqiperi. E ka kaluar mergata Shqiptare atë periudhe integrimi apo autodeterminimi të vetvetes tani eshte koha qe nga vetvetja te jape maksimumin për nje ndryshim te gjendjes social politike dhe ekonomike ne Shqiperi.

Organizata come Lobi apo dhe të tjera janë vetem nje pjese e ketij proçesi por nese dakordohen të gjitha sebashku në projekte të mirefillta do të mund të arrijne të behen faktor i rendesishem në prurjen e nje fryme demokratike ne vënd, atë të cilen prej vitesh e aplikojne dhe e kane mesuar në vendet perendimore ku jetojne. Me mbetet te theksoj faktin se
nga të gjithe ata individe të cilet kerkuan te ironizojne Z. Skenderbe Klaiqi, konstatova se eshte i vetmi nderkohe qe s’ka pas marre asnje fond nga asnje ministri apo istitucion por ka financuar kete organizate qe nga fillimi I krijimit të saj me forcat e tij, nderkohe qe krahu tjeter gjithmone ka marre kontribute per mbarevajtjen e projekteve , te cilat janë thjesht te nevojshme ne vendet ku ata jetojne.

Ai eshte nje nga personat qe kerkoi kompromis dhe pranoi të jete kontribues i projekteve për zhvillimin aktual të Shqiperise, sepse sot, ka ardhur koha qe të gjitha organizatat qe autoproklamohen jo politike ti adoptohen koherave të veshtira qe po kalon Shqiperia dhe të kontribuojne ne menyre reale dhe jo folkloristike për zhvillimin e vendit.

Krijimi i nje fondi monetar te perbashket ku gjithsecili te jape kontributin e tij do të ishte nje hap teper i rendesishem për zhvillimin e projekteve me impakt direkt në vendet tona ku te promovohen të rinjte Shqiptare dhe të investohet në të gjitha ato levizje me fryme te re demokratike qe mund të bejne ndryshime radikale në menyren e të berit politik në Shqiperi. Vetem keshtu do te forcohen shtetet tona nga te cilat dhe vete mergata kerkon mbrojtjen e të drejtave të saj.

Punimet e Asamblesë u përshëndetën nga Kryetari i Komunës së Ulqinit, Z. Loro Nrekiq i cili udhëtoi enkas për të qënë prezent në këtë Asamble, nga Kryetari i Unionit të Shoqatave Shqiptare në Greqi, z. Adrian Daullja dhe nga I nderuari Z.Skenderbeg Klaiqi, kryetar i Lobit Shqiptar, Z. Petrit Selmani, nënkryetar i LEASH-dega Greqi.

Këshilli i Përgjithshëm vendosi ndarjen e përgjegjësivesi të kryesise teknike si më poshtë:
Zj. Brikena Qama (Kryetare)
Z. Daut Haxhaj (Nënkryetar)
Z. Adrian Hoti (Sekretar)
Z. Sutki Hulaj (Zëdhënës Shtypi)
Z. Petrit Selmani (Financat)
Zj. Yllka Alidema (Anëtare)
Z. Elias Mustafaj (Anëtar)
Punimet u mbyllen me nje mbremje festive ne Lokalin “Palataki” nen zerin e embel të kengetares Teuta Pango
Urojme qe pas ketij hapi te pare te negoziata e per bashkepunim, te arrihet ne nje kohezion te plote iniciativash ne dobi te çeshtjes kombetare dhe interesave të popullit shqiptar.

Londer, 11/02/2020
Marsela Koci ndermjetese për bashkepunim mes Mergates Shqiptare

Share: