Home Gjeo-Ekonomia Franca: Jo miratim automatik çeljes së negociatave Shqipëri-BE

Franca: Jo miratim automatik çeljes së negociatave Shqipëri-BE

“Vota franceze nuk do të varet vetëm nga metodologjia e re dhe nuk kemi ndërmend një miratim automatik të çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, kështu u shpreh ministrja franceze e Integrimit, Amélie de Montchalin.

Ajo tha se do presin për të parë përparimin e reformave për të dy shtetet: “Në bazë të progres raportit të ri të vlerësimit të situatës që Komisioni do të publikojë në muajin Mars, ne duhet të shohim nëse kushtet janë përmbushur dhe nëse keto dy shtete kanë bërë përparim të mjaftueshëm në reforma për të filluar bisedimet”.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme, nëse duam të përgatisim një moment pozitiv në muajin mars që shtetet anëtare të japin shpejt miratimin e tyre për metodologjinë – ose jo dhe në këtë rast ne do të vendosim se çfarë do të bëjmë më pas”, tha ajo në fund. 

Top Channel

Share: