Home KRYESORE Frika nga Koronavirusi/ Ja shkolla e parë që mbyllet në Tiranë

Frika nga Koronavirusi/ Ja shkolla e parë që mbyllet në Tiranë

Një shkollë jopublike në Tiranë ka vendosur të mbyllet për të paktën 2 javë për shkak të frikës nga koronavirusi. Bëhet fjalë për shkollën “Udha e shkronjave” e cila në njoftimin e saj thotë se nuk ka asnjë informacion konfidencial, por e mori këtë vendim si një masë parandaluese të koronavirusit.

“Ky vendim nuk duhet parë si reflektim i ndonjë informacioni konfidencial, por si pjesë e dyshimit tonë. Do të thotë që ne nuk kemi informacione më shumë se sa jepen në publik dhe sa dini ju, por marrim masa të natyrshme që prindërit të kenë kohë të marrin masa edhe më të forta në rast se është e nevojshme”, shkruhet në njoftimin e shkollës “Udha e shkronjave”.

Image

Ndërsa drejtori i saj shkruan: “Kjo periudhë do t’u shërbejë prindërve për të marrë në konsideratë sa më parë masat pjesore ose tërësore të vetëizolimit dhe për të bërë vetëkarantinën për fëmijët e tyre dhe për të qenë përgatitur psikologjikisht në rast të shpërthimit të epidemisë së koronavirusit”. 

Pas shpërthimit të Koronavirus në Itali, ku janë regjistruar deri tani 3 viktima, frika për përhapjen e virusit edhe nlë vendin tonë ka frikësuar jo pak qytetarë.../Syri.net

Share: