Nga Edvin Kulluri
Pra ne 2 mars Presidenti therret qytetaret ne shesh per te ndalur pushtetin absolut te Edi Rames, ndersa kryetari i opozites “blen domate ne treg”! Kush eshte opozita perballe Rames?
Ai qe duhet te bente opozite eshte ne tryeze me Ramen per reformen zgjedhore, kurse ai qe duhet te perfaqesoje unitetin e popullit del ne shesh kunder perfaqesuesit te gjysmes se popullit! Coroditje totale dhe njerezit nuk dijne c’te bejne!
Kur duhet te votojne i mban ne cadra e ne sheshe, kur duhet ti nxjerre ne sheshe i fut te tryeza zgjedhore! Kur duhet te perballet me pushtetin “ja le dobicin ne dere” Presidentit! Ne 2017 beri te njejten gje, sulmoi ne fushate LSI dhe flirtonte ne qeveri me Ramen!
Heren e pare e ke fajin ti demokrat, heren e dyte ti, heren e trete po ti! Sa here te te genjeje po ti e ke fajin qe nuk ngopesh duke te genjyer nje kryetar opozite qe ben gjithnje gjene e gabuar ne kohen e gabuar!
Nuk ta ka fajin as Rama, as Meta, as nderkombetaret e askush tjeter pse mbeshtet nje kryetar qe i iken pergjegjesive, betejave, sfidave por fshihet pas te tjereve!