Home KRYESORE Mbi 12 mijë euro të padeklaruara, ndalohet 20-vjeçarja në Rinas

Mbi 12 mijë euro të padeklaruara, ndalohet 20-vjeçarja në Rinas

Një 20- vjeçare është proceduar penalisht në Rinas, pasi tentoi që të transferonte ilegalisht jashtë shtetit 12 mijë e 450 euro.

Policia njofton se e reja, e identifikuar me inicialet I.K. banuese në Tiranë, kishte futur shumën e parave të padeklaruara në një çantë.

Tashmë mbi 20-vjeçaren rëndon akuza “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”, ndërkohë autoritetet po punojnë për të zbuluar destinacionin e parave

Share: