Home KRYESORE Presidenca i kundërpërgjigjet Spiropalit/ “Moj e Çmendura E… do e shihni shumë...

Presidenca i kundërpërgjigjet Spiropalit/ “Moj e Çmendura E… do e shihni shumë shpejt!”

Pas postimit në Twitter të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ndaj deklaratave të Metës për grusht shteti qeveritar, ka reaguar vetë Presidenca.

Zëdhënësi i saj, Tedi Blushi shkruan në Facebook:

“Moj e Çmendura E., po edhe për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE? Se Venecian që vetë e kërkuat, po vetë e përzutë!
Megjithatë, ne nuk nxitohemi! Po presim edhe opinionet zyrtare të EURALIUS-it. Se kështu mashtruat ju edhe për opinionet që nuk ekzistojnë të KED, Shkollës së Magjistraturës, dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që shkëlqeu me delegjitimimin e ligjit tuaj anti-kushtetues të betimit buzë Lanës.
Mbani fort oligarkët se ata janë të besës.
Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt!
Edhe pak durim!
Me qetësi dhe drejtësi!
Për gjuhën jashtë kontrollit, nuk kemi koment, se ti na udhëheq në këtë drejtim bashkë me Skënderbeun tënd.”

Nga ana tjetër, Elisa Spiropali tha se “Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli”.

“1/Pyetja sot s’është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën.Kjo dihet.Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin!Keqardhja për Presidentin ka sosur. Ajo për I.Metën s’ka të sosur! 2/Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit,ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushte.”

Top Channel

Share: