Home Gjeo-Ekonomia Top Talk: Frrok Çupi sulmon Albin Kurtin. Zhbëri veten si Kryeministër

Top Talk: Frrok Çupi sulmon Albin Kurtin. Zhbëri veten si Kryeministër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë në një vizitë zyrtare ditën e sotme në Shqipëri ku është takuar me zyrtarët më të lartë shtetit tonë.

Në studion e Top Talk ka qenë i ftuar Frrok Çupi ku është shprehur se Kurti zhbëri veten si kryeministër.

Ishte ë një vizitë më shumë kortezie se sa një vizitë punë, ishte në një moment kur Kryeministri i Kosovës kërkonte një stacion për të pushuar pasi atje e presin punët e vërteta.

Mendoj se nuk është Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Unë mendoj të njëjtën gjë se Albin Kurti ishte njeriu i Vetëvendosjes dhe thoshte që gjithçka do ta vendosim vetë.

Albin Kurti ishte njeriu që tha se kurrë nuk do ta heqim taksën me Serbinë, ai ishte njeriu që tha kurrë nuk do ta njoh flamurin e Kosovës.

Albin Kurti ishte njeriu që tha kurrë nuk do ta njoh kushtetutën e Kosovës dhe shtetin.

Ky që kemi sot është një kryeministër me emrin Albin Kurti, por që ka pranuar heqjen e taksës.

Ka pranuar Shengenin ballkanik, se nisën marrëdhëniet.

Top Channel

Share: