Tragjedi në një familje në fshatin Ostren i Madh në Bulqizë. Tre anëtarë të një familjeje kanë humbur jetën, ndërsa një vajzë është në gjendje të rëndë.
Sipas burimeve nga policia lokale, por edhe nga spitali, mësohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola kanë humbur jetën nëna dhe dy fëmijët.
Po ashtu mësohet se fëmija i tretë, një vajzë, është në gjendje të rëndë.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje të rëndë./ Opinion.al