Home KRYESORE Vendoset ekstradimi në Francë i Eskobarit turk, u kap në Tiranë

Vendoset ekstradimi në Francë i Eskobarit turk, u kap në Tiranë

Gjykata vendosi ekstradimin në Francë të 53 vjeçarin Faruk Baybesin, i dënuar me 30 vite burgim për çështje të trafikut të heroinës kërkohet nga gjykata e Loire Atlantique. Ai u arrestua në Shqipëri disa muaj më parë për llogari të drejtësisë franceze. 

Sic raporton gazetarja Anila Hoxha ai është një nga trafikantët e familjes kriminale Baybesin në Truqi, që si drejtues të vetin kishte Hysein Baybesin, i konsideruar disa vite më parë si Eskobari i Evropës.Drejtësia franceze përmes dokumenteve që i ka përcjellë me urgjencë kërkon dorëzimin e Baybesin me argumentin se përgjatë viteve 1994 -1995 Baybesin ishte aktiv në trafikun e drogës edhe në Francë si anëtar i një bande që vepronte jo vetëm në Turqi, por edhe në Francë.

Gjykata e Tiranës në funksion të kërkesës së Francës vendosi arrest me burg 40 ditë për Faruk Baybesin, i cili tentoi të hynte në Shqipëri për t’u fshehur, por u zbulua nga autoritetet dhe më pas vendosi ekstradimin e tij.
Grupi ku merrte pjese ai mori etiketimin “Eskobarët e Evropës”, pasi kryesori i grupi Husein Baybaşin mori emrin Eskobari i Evropës. Për aktivitetin e këtij grupi në atë kohe mediat raportonin se Hüseyin Baybaşin, Mehmet Emin Baybaşin, Mehmet Şerif Baybaşin, Mehmet Şirin Baybaşin, Mahmut Baybaşin janë anëtarë të familjes që përfundoi në burg për drogë. Të ardhurat e grupit nga heroina janë vlerësuar në 10 miliardë paund.

Top Channel

Share: