Home KRYESORE Basha: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë, duhet paketë tjetër ekonomike

Basha: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë, duhet paketë tjetër ekonomike

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një komunikimi nga selia blu, i ka bërë thirrje Qeverisë që të shpallë gjendje e fatkeqësisë natyrore dhe të mbyllë bizneset me dendësi të madhe punonjësish.

Po ashtu, Basha tha se Qeveria nuk duhet të vonojë të miratojë paketën e ndihmës ekonomike për të përballuar pasojat e koronavirusit dhe krahas saj të vendosë edhe një tjetër.

 “Ngushëllime  familjeve të viktimave. Një falenderim për qytetarët që respektuan rregullat e karantinës së detyruar. Respektoni pikë për pikë udhëzimet nga Policia. Distancimin social, kufizimin e lëvizjeve për ndalimin dhe ngadaëlësimin e efekteve të pandemisë. Të dashur qytetarë, koha që të gjithë së bashku, kemi një armë të fuqishme, distancimin social, përmes rregullave edhe kur kemi nevoja ne mund dhe do ta ngadalësojme. Qeveria të shpallë gjendje e fatkeqësisë. Të rudhërojë menjëherë bizneset me dendësi të madhe, fasoneri, call centers, apo fabrika të tjera prodhimi që përbën rrezik për përhapjen e cirusit. Sot është dita të qëndrojmë krah për krah njëri- tjetrit. Edi që keni hasur vështirësi material dhe psikologjike në vetëkarantinimin e imponuar dhe vetëimponuar. T’a kalojmë me një faturë sa më të vogël për shëndetin dhe ekonomike. Të themi bëmë atë ëq duhet , siç duhet. Dhe most hemi nuk shpëtuam as sa duhet. Dua të përsëris përulësisht, mos vonojë paketën e ndihmës dhe të bëjë një paketë tjetër. Të gjithë ata që do të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të mbylljes së biznesit duhet të marrin pagën për minimumin jetik. Të ndërpritet çdo shpenzim tjetër. Çdo transferim tjetër nga thesari dhe të gjitha të shkojnë për shëndetin e shqiptarëve dhe nevojat acute ekonomike. Kam bindjen e thellë që me forcën që e kanë karakterizuar shqiptarët ndër kohë, do e kalojmë për një Shqipëri të nesërme me pozitivitet dhe më të bashkuar dhe më të fortë. Të merrni të gjitha masat higjieniko- sanitare dhe lus qeverinë që hapat e shpallura t’i detajojë dhe t’i vendosë në zbatim. Të shpallë gjendje e fatkeqësisë dhe të mbyllë bizneset me dendësi të madhe punonjësish.”– tha Basha./ Opinion.al

Share: