Nga Gazmend Aga
Besimtari pasi merr masat nuk ben panik.
Besimtari edukohet me keshillat e doktorit dhe me qetesine qe e karakterizon vazhdon jeten i mbeshtetur te Zoti.
Besimtari perkujdeset per shendetin e te tjereve aq sa perkujdeset per shendetin e vet.
Besimtari nuk udheton drejt nje vendi me semundje ngjitese.
Besimtari nuk kthehet nga nje vend me semundje ngjitese pa lajmeruar autoritetet.
Besimtari e di ne ndergjegjen e tij se te behesh shkaktar per semundjen e nje tjetri me vetedije eshte krim ne syte e Zotit, edhe nese nuk e di askush.
Besimtari e di se per cdo semundje ka nje sherim, por njerezimi duhet te perpiqet ta gjeje ate. Ai respekton punen e shkencetareve ne kete drejtim dhe jep kontributin e tij per te ndihmuar njerezimin.
Besimtari nuk i fsheh faktet. Nuk eshte as turp, as krim te jesh i semure. Eshte krim nese e mban te fshehur.
Besimtari nuk beson te bestytnite.
Besimtari e ka te shenjte ruajtjen e shendetit te tij dhe te shoqerise. Nese nevojitet ai nuk te jep doren, nuk te perqafon, nuk ha ne te njejten pjate, nuk shkon ne kafene ku ka masivitet.
Besimtari i do femijet e tij, sic do edhe femijet e te tjereve.
Besimtari i lan duart shpesh dhe perkujdeset per higjenen. E di se pastertia eshte gjysma e besimit.
Besimtari nuk abuzon me cmimet ne raste krizash.
Besimtari lutet per veten, familjen, vendin e tij dhe te gjithe boten.
Besimtari eshte i meshirshem. Nuk gezohet me fatkeqesine e askujt.
Zot na bej besimtarë te vertete!