Home KRYESORE Dr.Besnik Jakaj: Të bëhemi mjek të vetes dhe familjarëve tanë

Dr.Besnik Jakaj: Të bëhemi mjek të vetes dhe familjarëve tanë

Nga Dr.Besnik Jakaj

Te dashur miq!

Pa diskutim duhet te behemi mjek te vetes dhe familjarve tane. Duhet te ruajme ne maksimum distancimin fizik dhe social.(edhe brenda baneses).

Duhet te zbatohen te gjitha rregullat per vet izolim e vete karantinim. Duhet te kujdesemi ne menyre skrupuloze per higjenen personale dhe te ambienteve ku jetojme.Duhet dizinfektim i dorezave te dyerve, kepuceve kur vim nga jashte e tej e tej.

Por kjo nuk mjafton! Ministria e shendetsise dhe institucionet shendetesore duhet te organizojne punen ne menyre eficente dhe me transparence.

Duhet ne menyre urrgjente te heqin dore nga demagogjia ne kete periudhe kaq te veshtire qe po kalon vendi.

Jemi vendi me numrin me te vogel te analizimit per Covid-19 ne te gjitha vendet e prekura nga ky virus.(ne varesi te kohes kur eshte diagnostikuar rasti i pare)

Ne nje kohe kur O.B.SH.kerkon qe te analizohet c’do rast qe shfaq simptoma dhe te behet hetimi epidemiologjik dhe analizimi i te gjithe zinxhirit te kontakteve qe kan pasur rastet e konstatuara pozitiv.

Ne bejme 30-40 analiza ne dite dhe me shume se gjysma rezultojne pozitiv. Cfar po behet keshtu ???. Eshte anashkaluar e gjithe armata e mjekeve te familjes dhe shendetit publik. Te cilet kane aftesine profesionalizmin dhe kapacitetin per tu perballur me se miri me kete situate.

Mjafton te paisen me masat mbrojtese dhe tamponat per analizim e me udhezuesit perkates qe tashme jane me te thjeshte per tu pergatitur edhe nga eksperienca e Kines, Italise ,Korese. Nderkohe eshte perqendruar puna te 127.(urrgjenca kombetare) e cila ne raport me numrin e kerkesave dhe kapacitetet qe ka, e ka te pa mundur t’ju pergjigjet njerezve ne nevoje. Pra mund te themi qe ka dit qe eshte ne kolaps.

Vendi une ka mjek, infermier, farmacist punonjes shendeti nga me te miret ne rajon dhe me gjere. Por ne situata te tilla i gjithe suksesi ose deshtimi eshte ne dore te vizionit te drejtuesve.

Ata duhet te kene aftesine dhe vizionin per te bere me te miren me kapacitetet qe kane.

Sot eshte koha te vihet ne eficence e gjithe armata e profesionisteve te shendetit qe siper permenda. Dhe jo te behet demagogji me histori komuniste me vullnetare dhe portale. Na jan bashkuar ne kete lufte 2000 student 1000 pensioniste 3000 shofere.

Dhe po i trainojme qe sapo te tejkalohet situata ne Shqiperi t’ju shkojme ne ndihme Kines ,Italis,Spanjes per te mundur amikun e pa dukshem qe ne ja gjetem ilacin. Kjo demagogji eshte armiku me i madh i kesaj situate.JO.JO.JO vetem kjo nuk duhet !!! Ju lutem hiqni dore sa me shpejt.!! Behet fjale per jeten e te gjitheve.

Sot shtrohen disa pytje.qe jane SOS.

1-Sa kapacitet kemi dhe kush eshte rruga qe duhet ndjekur per te shumfishuar numrin e te testuareve ne 24 ore.

2- Si do te veme ne eficence te gjitha kapacitetet njerzore shendetesore.

3- Sa shtreter na duhen pergatitur per hospitalizim ne rastin me fatal. Mund ti kemi ne spitale? apo duhen edhe hotele qe te pershtaten si spitale.

4- Duhet venia ne gatishmeri e mjekeve kliniciste me eksperience qe te mbulojne te hospitalizuarit ne situaten me te keqe.(kemi mjeket e klinikave spitalore dhe te specialiteteve ne poliklinika dhe te ndahen ne dy grupe ,nje pjese e vogel te mbajne punen ne klinika dhe poliklinika pjesa tjeter te pergatiten me paisjet dhe udhezuesit perkates. Per te qene ne dispozicion te spitaleve Covid-19)

5.Sa barna dhe paisje mjeksore na duhen?… Jane ne Shqiperi apo duhet ti kerkojme ne vende te tjera.

6-Nga eksperienca e vendeve qe u perballen para nesh me Covid-19. Eshte krijuar nje eksperience mjekimi qe ka dhene rezultatet e veta. Pavarsisht se nuk kemi nje bar specifik te certifikuar nga F.D.A apo E.M.A.per Covid-19.

Nga eksperienca e deri tanishme, ka disa barna dhe kombinime barnash qe japin rezultate ne trajtimin e virusit. A jane ne Shqiperi keto barna??? Nese jane duhen blere dhe magazinuar. Nese nuk jane ne vendin tone kush jane kompanite nderkomtare qe i kane, dhe kush jane depot tona qe kane kontrata me keto kompani. Dhe te merren masat per sigurimin e tyre.

Te gjitha keto duhen bere sot.
Neser eshte vone.

Share: