Home KRYESORE E Rrallë, 500 Mijë Britanikë Dalin Vullnetarë Në Përballjen Me COVID-19

E Rrallë, 500 Mijë Britanikë Dalin Vullnetarë Në Përballjen Me COVID-19

Nga Albuklajme

Më shumë se gjysmë milionë britanikë janë paraqitur vullnetarisht të ndihmojnë Shërbimin Shëndetësor Kombëtar, edhe pse qeveria ka pritur të regjistrojë rreth 250.000 persona, deklaroi ministri britanik i Shëndetësisë Mat Henkok për BBC.

Vullnetarët do të angazhohen në punë të ndryshme, siç është blerja e ushqimeve, ilaçeve dhe materialeve të tjera për personat të cilët janë në izolim për shkak të koronavirusit.

Vullnetarët, gjithashtu, përkohësisht do të transportojnë materiale mjekësore dhe pacientë të cilët lirohen nga spitali, por edhe do të bisedojnë edhe me njerëz të cilët ndjehen të vetmuar derisa qëndrojnë në vetizolim./Alb Uk Tv

Share: