Home KRYESORE Fshat e zanat! Por edhe çeshtje “oligarkesh”! Ruani shendetin!

Fshat e zanat! Por edhe çeshtje “oligarkesh”! Ruani shendetin!

Nga Bardhi Sejdarasi

Kam lexuar keto dy dite dhe kam folur edhe ketu per ca kerkesa te biznesit ne kuader te mbeshtetjes qeveritare per anti coronavirusin!

Lista e kerkesave ishte aq e gjate, sa me thone qe ende nuk eshte lexuar e gjitha ne zyrat e shtetit, qe vetem sot e paten mundesine te jene pjeserisht ne pune!

Listen e kishin hartuar, disa here, ne emer te bizneseve, biznese te vecante qe, per fat te keq, shoqatat i kane si t’i kishin pronat e babait!

Ata shkruajne cfare iu do b… i firmosin dhe i vulosin dhe ia nisin qeverise! Pastaj iu bejne telefon TV qe disa i kane prone te tyre ose te “bashkeoligarkeve” dhe thone me ze te larte qe “biznesi i kerkon qeverise” , medemek shoqatat!?

Mirepo eshte e thjeshte ta vertetosh kete shoqatomanine e te tereve!

Ne DPT kishte nje 1800 shoqata te rregjistruara nga te gjitha llojet! Nuk kerkon asnjeri kur te rregjistron, as vendimin e gjykates, as ndonje dokument tjeter!

Je rregjistruar njehere? Kaq mjafton! Deri sa te vdesesh ti je kryetari! Ti je shoqata! Edhe pse shoqatat rregjistrohen sipas nje statuti dhe akt themelimi qe thote se mandati eshte e caktuar dhe pas cdo pale zgjedhjeve duhet depozituar vendimi i Asamblese per kryesine e re dhe kryetarin e ri, kjo eshte “gjuhe e huaj” per te gjitha institucionet qe mund e duhet te kontrollojne nje detyrim ligjor nga ligji per organizatat joqeveritare!

Po kjo histori vijon te jete edhe per shoqatat publike te biznesit, qe i quajme “dhoma”! Edhe keto “dhomat” duket se po “monitorohen” nga oligarket! Dhe nje VKM qe detyron MFE te kerkoje disa kushte te funksionimit te shoqatave qe nga vendimi i gjykates, shtrirja kombëtare e deri te lista e anetaresise sipas llogarise bankare (qe tregon kuotat e anetaresise) nuk respektohet as fare!

Tani vini re sa emra shoqata kane dale: po shihja nje te fundit-shoqata e biznesit te vogel e te mesem(?!!) pastaj nje tjeter -shoqata e biznesit te vogel- pastaj nje e biznesit te MADH! A me falni, kjo nuk ka dale akoma, nuk eshte rregjistruar! Te medhenjte jane “oligarket” ! Ç’e duan shoqaten keta?

Cudine e shoh tek koleget e mi ne media qe as nuk dine dhe nuk verifikojne ndonje nga keta qe llapashitin ne emer te …biznesit!
Njeri, zaten, thoshte qe “bizneset” po respektonin PROTOKOLLIN anticorona! Ec e merre vesh!

Po nuk e kisha ketu fjalen!

Te gjitha keto shoqata: 12 dhoma publike te tregtise dhe industrise -6 jane mbyllur fare- nga te cilat vetem Durresi e Tirana funksionojne; 13 dhoma private tregtie; 4 shoqata “umbrelle” te biznesit si psh BusinessAlbania qe ka kater vjet qe nuk mbledh dot asamblene- dhe nje duzine si ato “biznes i mesem-biznes i vogel”, kishin bere nje qerre me kerkesa per te marre para nga qeveria! Dhe tregonin miliardat e Gjermanise, USA e Italise! Po askush nuk dha miliarda falas! Ishin thjesht kredi per bizneset, por me kushte teresisht te favorshme! Lexoni cfare thote KWf ne Gjermani!

Por jo vetem: Edhe nga bankat tregtare, vendi ku jane dëndur me kredi dhe qe nuk i paguajne dhe/ose mezi i paguajne!

Po ku do te gjenden keto PARA!

Nese bankat tregtare pezullojne me “urdher” te Sejkos (Zot na ruaj!) kredite e biznesit dhe te individeve, une qe kam depozita ne banke ku do t’i marr interesat e depozitave te mia?
Po nese parate e buxhetit i marrin keta “oligarket” per te mbuluar demet e “corona”, cfare rroge do te marrin keta mjeket heronj!

Apo koncensionet?! Kjo histori me parate e koncensioneve dhe me oligarket e koncensioneve, eshte me shume se per te qeshur me paditurine e atyre qe i artikulojne!

Kush ka pak kujtese, le te shohe se perse nuk u stopuan skanimi i Rapiscan-it, pullat fiskale te SIPCO-s apo markimi dhe monitorimi i karburanteve i GFI-se, per cilat ne 2013 i bihej tavolines me grushta per anulimin e tyre!

E pastaj? Hiç! Asgje! Paguajme per keto koncensione “sa frengu pulen!”

Pse i thashe keto sot? Per te pyetur jo pa shqetesim: Po si nuk pashe qe nje “oligark” te jepte 10 mije Euro donacion per spitalin infektiv dhe ate “Shefqet Ndroqi”, per te blere ca veshje HAZMAT qe i shpeton nga infektimi me corona mjeket tane!? As nje cent! Per be!

Tani sapo pashe Silvio Berluskonin qe firmosi 10 MILIONE EURO per repartin e terapise intensive te Milanos! Apo edhe Agnelli i FIAT dhe JUVENTUS me 10 MILIONE euro te tjere!

Fshat e zanat! Por edhe çeshtje “oligarkesh”!
Ruani shendetin!

Share: