Jo vetëm Gjykata e Lartë , por tashmë edhe gjykatat e Apelit po përballen me stoqe të dosjeve dhe gjykime të stërgjatura . Sipas një studimi gjatë 2016 -2019 konkludohet që gjashtë gjykatat e Apeleve po ndeshen me fluks çështjesh dhe gjyqtarë që po shkarkohen.
“ Jemi drejt mbylljes së gjykatës së Apelit Korçë , Vlorë , Shkodër, është e patolerueshme, nuk mundet që një gjyqtar që shqyrton masat e sigruisë të shqyrtojë dhe themelin”, tha Saimir Visha.
“Duhen gjetur mekanizmat që të kryhet një zëvendësim, këtë duhet ta bëjë shkolla e magjistraturës, para nisjes së procesit Shqipëria kishte rreth 12 gjyqtarë për 100 miëj banorë, ndërkohë që mesatarja evropianë është 21 gjyqtarë për 100 mijë banorë”, tha Gert Shella.
Nëse do të mbahen parasysh vendimet e të dyja shkallëve të procesit të vettingut, rezulton se deri më tani janë shkarkuar nga detyra 98 gjyqtarë dhe prokurorë. Ndërsa janë konfirmuar për të vijuar më tej udhëtimin e tyre në drejtësi 91 të tjerë. E gjitha kjo ka ndodhur gjatë dy viteve proces vettingu që startoi në mars 2018 ndërsa pritet t’i nënshtrohen edhe 600 të tjerë
Deri më tani shkarkimet e shumta kanë efekt në Gjykatën Kushtetuese, në Prokurori dhe në Gjykatën e Lartë , ku stoku ka kapur shifrën e mbi 34 mijë dosjeve.
Pati një moment kur teksa shqyrtoheshin disa anëtarë të kësaj gjykatë u deklarua edhe një kërcënim sikurse ishte kërcënimi i komisioneres V.S të cilës një vit më parë ju vendosën forca të shtuara sigurie , një mbrojtje që zgjati më tepër se dy muaj .Në total për mbrojtjen e komisionereve të vettingut dhe operacioni ndërkombëtar të monitorimit janë vendosur në dispozicion për t’i mbrojtur 60 forca të gardës së Republikës.
Nga 794 subjekte nën vetting janë kontrolluar 191 njerëz të drejtësisë , nga të cilët dy vendime neutrale .
Gjithsej nën vetting ishin 794 .
Top Channel