Home KRYESORE I dënuar për krime të rënda seksuale në Itali, 52-vjeçari kapet në...

I dënuar për krime të rënda seksuale në Itali, 52-vjeçari kapet në Shkodër

Policia ka arrestuar një 52-vjeçar në Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Krime të rënda seksuale”.

Bëhet e ditur se në pranga është vënë shtetasi Arben Gorila, 52 vjeç, banues në fshatin Brabullush, Vau i Dejës.

Sipas policisë, ndalimi i tij është bërë pasi ai ka qenë i shpallur në kërkim nga Interpoli, ku rezulton se ky shtetas ka patur urdhër arresti, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Torinos në Itali.

Kjo gjykatë e ka dënuar atë me 7 vjet, 1 muaj e 7 ditë burg./Opinion.al

Share: