Home KRYESORE Nga ora 13:00 izolim i plotë, policia jep njoftimin e rëndësishëm

Nga ora 13:00 izolim i plotë, policia jep njoftimin e rëndësishëm

Nga ora 13:00 e ditës së sotme ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve dhe automjeteve, deri në orën 05:00 të ditës së hënë, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Policia bën të ditur se nga ky rregull përjashtohen, mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHPSF-të, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive për shërbime të ndryshme dhe shërbimet në banesë (delivery).

Policia sqaron se të gjitha autorizimet e dhëna , shfuqizohen nga ora 13.00 e datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Policia po ashtu apelon për të gjithë qytetarët të respektojnë të gjitha kufizimet, pasi nuk do ketë asnjë tolerim për askënd që i shkel ato./Opinion.al

Share: