Home Approccio Italo Albanese Italia jep sinjale pozitive, masat kanë funksionuar

Italia jep sinjale pozitive, masat kanë funksionuar

“Ka në mënyrë të vazhdueshme më pak vdekje dhe më pas të shtruar në terapi intensive, pikërisht ata që janë edhe më të rrezikuar për të humbur jetën. E kemi ngadalësuar dramën e këtyre javëve”. Luca Richeldi, pneumolog dhe pjesë e komitetit teknik shkencor, sintetizon një qëndrim optimist lidhur me të dhënat e emergjencës koronavirus në Itali.

Bilanci i sotëm shënoi 3.815 të sëmurë më shumë, (në total 73.880)  dhe një rritje prej 756 viktimash, që e çojnë bilancin e përgjithshëm në 10.779 të vdekur, por më pak se një ditë më parë, ku numri i viktimave ishte 889 persona. Ndërkohë në terapi intensive ndodhen aktualisht 3.906 persona, 50 më shumë se dje, shkruan Ansa.

Është tendenca inkurajuese e ditëve të fundit, pavarësisht shifrave të larta të vdekshmërisë që i shtynë zyrtarët dhe ekspertët të mos heqin dorë nga masat e vazhdueshme. “Jemi ende në mes të epidemisë. Do të ishte një gabim i madh të ulnim vëmendjen pikërisht tani”, tha Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza. Ndërkohë ministri tjetër Francesco Boçia konfirmon se masat do të shkojnë përtej 3 Prillit.

“Sinjale pozitive, por ende të pamjaftueshme për të menduar që jemi në tërheqje. Me kohë dhe gradualisht rekomandoj të veprojmë”, ka thënë  Fabrizio Pregliasco nga Universiteti I Mianos. “Nga ajo që shoh në të dhënat e përditshme, mund të flasim për sinjale pozitive, çka na konfirmon që të vazhdojmë të insistojmë në masat rigoroze të izolimit të lartë social, sepse nuk jemi ende në tëndencë të vërtetë të rënies. Në këtë kuadër duhet të verifikohet zona jug-qëndrore ku shihet një shtim i rasteve”, tha ai./Opinion.al

Share: