Home Gjeo-Ekonomia Katër arsye, pse gjermania po e fiton luftën me koronavirusin

Katër arsye, pse gjermania po e fiton luftën me koronavirusin

Pavarësisht se numri i të prekurve nga koronavirusi në Gjermani është shumë i lartë, numri i viktimave është shumë i ulët.

Sipas gazetës Daily Mail, vdekshmëria në Gjermani është 0.18 përqind, shumë më e ulët se Italia e që ka 8.3 përqind, Kina me 4 përqind, Britania me 3.9 përqind apo Franca me 29 përqind.

Shkencëtarët mendojnë se ka disa arsye për këtë.

E para, Gjermania ka aktualisht 25 mijë shtretër në kujdesin intensiv, të pajisur me mbështetje respiratore, çka do të thotë se pacientët e marrin veten më shpejt. Italia ka rreth 5 mijë, Franca 7 mijë dhe Britania 4 mijë.

E dyta, testimi i hershëm ka ndikuar në këtë shifër. Gjermania ka një rrjet të pavarur laboratorësh që e kanë nisur testimin që në janar. Ekspertët thonë se Gjermania e ka pikasur sëmundjen shumë herët dhe janë shumë përpara sa i përket diagnostikimit dhe zbulimit. Gjermania mund të testojë deri në 12 mijë njerëz në ditë.

E treta, popullsia e prekur në Gjermani ka qenë kryesisht e re. Më shumë se 70 përqind e të prekurve janë nga mosha 20 deri në 50 vjeç. Kjo fashë i reziston më shumë sëmundjes.

E katërta, Gjermania nuk bën testime postmortore. Nëse një person ka vdekur në karantinë ose nuk ka shkuar në spital, ai nuk do të testohet. Megjithatë ekspertët thonë se ky është një faktor shumë deciziv.

Share: