Home KRYESORE Mjeku i njohur: KËPUTJA e ZINXHIRIT të TRANSMETIMIT të Covid-19, përbën në...

Mjeku i njohur: KËPUTJA e ZINXHIRIT të TRANSMETIMIT të Covid-19, përbën në këto momente edhe “kyçin e artë” të suksesit

COVID-19 PREK KËDO NGA NE…Covid-19 NUKU kursen as të rinjtë dhe fëmijët, ndaj ju lutem QËNDRONI, QËNDRONI, QËNDRONI të gjithë në shtëpi….NUKU është një VETBURGIM por thjesht e vetëm një VETËSHPËTIM….

MBROJE VETEN dhe NJËKOHËSISHT mbron edhe të tjerët…..VETËIZOLOHUNI që të mos t’a keni fatin e padëshirueshëm të prekeni nga Covid-19, duke ngulitur mirë në mëndje se 1 në 6 përsona sëmuren seriozisht, dhe e bën të domozdoshme kërkimin e ndihmës mjeksore….

KËPUTJA e ZINXHIRIT të TRANSMETIMIT të Covid-19, përbën në këto momente edhe “kyçin e artë” të suksesit, tashmë kur ky infeksion është i pranishëm te ne….

NUKU duket shifër shumë e lartë në rastin ideal të prekjes së disa qindra individëve, POR në rast të prekjes së mijra e mijra syresh shumë shpejt, tejkalohen mundësitë e kapaciteteve të strukturave të Shëndetësisë Publike dhe asaj Private, për tju përgjigjur këtyre të sëmurëve….

Shëmbulli ulëritës i asaj se çfarë po ndodh në Italinë fqinjë, DUHET tju bëjë të REFLEKTONI thellë e për çdo sekondë ndaj qëndrimeve tuaja, jo gjithmonë shumë të përgjegjëshme….

NDIHMOJE veten që NE, mjekë, infermjerë, imazheristë, farmacistë, laborantë, administrator, koordinatorë, sanitarë, guzhinjere, bjankeriste, barrelistë, shoferë dhe dezinfektues të shërbimit DDD, të mundemi tju NDIHMOJMË ju …..

NDIHMONI edhe motrat e vëllezërit tanë të POLICISË së SHTETIT dhe USHTARAKËT, që venë veten në mbistres dhe rrezik për jetën e tyre, që të ruajnë rendin në këtë vend ku si duket VETNDËRGJEGJËSIMI ende është i çalët….

DUKE QËNDRUAR në SHTËPI ju SHPËTONI veten tuaj, shpëtoni të afërmit tuaj si dhe KRYENI njëkohësisht një detyrë tejet fisnike për ardhmërinë e Atdheut tonë të përbashkët….

JETA E ÇDO SHQIPTARI ËSHTË E PAÇMIMTË…..Ju nevojiten pak njohuri në Gjuhën Engleze, për t’u ndërgjegjësuar në lidhje me shifrat e mëposhtëme të datës 20 Mars 2020:…

“Since 31 December 2019 and as of 20 March 2020, 242.488 cases of COVID-19 (in accordance with the applied case definitions and testing strategies in the affected countries) have been reported, including 9.885 deaths. The deaths have been reported from Italy (3.407), China (3.254), Iran (1.284), Spain (767), France (372), United States (150), United Kingdom (144), South Korea (100), Netherlands (76), Germany (43), etc.”….

VETËM e vetëm duke qëndruar NË KRAHË të NJËRI TJETRIT, me DËSHIRËN dhe VULLNETIN për t’u PËRBALLUR me “flamën botërore COVID-19”, NE DO TIA DALIM MBANË….

KURDOHERË dhe në ÇDO RRETHANË ka qenë e mundur që JETA të TRIUMFOJË ndaj VDEKJES!!!!….JU DUAM SHUMË, ndaj edhe NA DËGJONI e NA RESPEKTONI, nëse NUKU doni që një ditë ose

1- në më të mirën të mos shtroheni në mjediset e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive, ose

2- të keni mundësitë e zbritjes së shkallëve të këtij shërbimi si pacienti ynë i parë i shëruar….

TOGETHER WE WILL WIN THAT WAR!!!

Share: