Home KRYESORE Leja për automjetin, si të aplikoni për të qarkulluar këto ditë

Leja për automjetin, si të aplikoni për të qarkulluar këto ditë

Për të marrë një autorizim për lëvizjen me automjet në vend duhen targa, lloji i mjetit, emri i drejtuesit të mjetit, leja e qarkullimit, leja e drejtimit si dhe leja nga QKR.

Në momentin që do të aplikoni për lëvizjen me automjet në vend, ja si do të veprohet:

Pasi kalojnë të dhënat e automjetit në adresën e emailit të policisë rrugore, verifikohet dokumentacioni, leja e qarkullimit, leja e drejtimit , leja nga QKR dhe më pas pritet konfirmimi.

Deri më tani janë konfirmuar 5000 aplikime si dhe në email kanë mbërritur 21.000 kërkesa, të gjitha këto për tu verifikuar.

Rama me anë të një postimi në Facebook njoftoi se automjetet e atyre që lëvizin për punë do të mund të qarkullojnë deri në orën 8:00 të mëngjesit dhe nga ora 16:00 në 17:00 të pasdites. Ata që e thyejnë rregullin do të ndëshkohen me heqjen e patentës për tre vjet dhe me sekuestrimin e automjetit.

Top Channel

Share: