Home Gjeo-Ekonomia Meta pret Ahmetajn, diskutohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Meta pret Ahmetajn, diskutohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Epidemia e koronavirusit duket se ka sjellë tone qetësimi në raportet mes mazhorancës dhe Presidencës, fakt që u përmend edhe në daljen publike të një dite më parë nga Kryeministri Rama, i cili velrësoi qëndrimin e presidentit në këtë situatë.

Ndërkohë pasditen e së premtes, Presidenti Meta ka patur një takim me  ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, i ngarkuar nga qeveria edhe për  koordinimin  dhe  drejtimin  e  punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale COVID-19.

Sikurse njofton Presidenca, ky takim është zhvilluar me kërkesë të Presidentit Meta, i cili u njoh me masat e marra nga qeveria për përballimin e kësaj situate kritike, si dhe diskutoi mbi mundësinë e mbledhjes në një kohë sa më të afërt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë”, ka thënë Meta në këtë takim./Opinion.al

Share: