Qeveria e Albin Kurtit ka rënë nga një mocion mosbesimi e iniciuar nga Lidhja Demokratike. Nga votimi i bërë në Kuvendin e Kosovës, 82 votuan pro mosbesimit.
Në Open në Top Channel u diskutua për këtë votim mes analistëve: Andi Bushati, Adri Nurellari dhe Baton Haxhiu. Një debat i fortë u zhvillua mes Baton Haxhiut dhe Andi Bushatit. Debati nisi kur Baton Haxhiu tha se krenaria e madhe të shpie në Hagë.
“Kurti nuk ka gjetur gjuhën e duhur në vite me radhë. Kurti është karakterizuar nga një krenari të madhe. Por historia ka treguar se krenari të shpie në Hagë”- tha Baton Haxhiu.
“Mos ngatërro krimin me krenarinë. Në Hagë kanë përfunduar kriminelët. Krimi nis nga korrupsioni. Po flasin për ardhëmrinë e Kosovës ata që i kanë duart e lyer me gjak”- ndërhyri Andi Bushati.
Pyeti pak maqedonasit, a është Gruevski një kriminel? Pyeti pak serbët a është Millosheviçi një kriminel?- vijoi Baton Haxhiu debatin.
Po të pyes të si shqiptar, për atë që i bënë shqiptarëve a janë kriminel Gruevski dhe Millosheviçi?- iu kundërpërgjigj Andi Bushati.
Top Channel