Home KRYESORE Organizata Botërore e Shëndetësisë: Koronavirusi, tashmë një pandemi

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Koronavirusi, tashmë një pandemi

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se përhapja e koronavirusit Covid-19 “mund të karakterizohet si pandemi”.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për nivelin alarmant të përhapjes dhe ashpërsisë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Përshkrimi i situatës si pandemi nuk e ndryshon mënyrën se si vlerësohet kërcënimi i këtij koronavirusi. Nuk do të ndryshojë ajo që ne po bëjmë. U kemi bërë thirrje njerëzve që të marrin masa urgjente dhe agresive që nga dita e parë. I kemi rënë kambanës së alarmit fort dhe qartë”, shtoi ai.

Pandemitë, siç kanë shpjeguar ekspertët, nuk flasin për ashpërsinë e një sëmundjeje, por vetëm për shtrirjen e saj gjeografike.

Në të gjithë botën nga ky virus janë infektuar 121,061 persona, nga të cilët 4,368 kanë vdekur, ndërkohë që rreth 66,000 janë shëruar./Opinion.al

Share: