Home KRYESORE Propozimet e Voltana Ademit/ Basha-Ramës: Shqyrtoji pa humbur kohë

Propozimet e Voltana Ademit/ Basha-Ramës: Shqyrtoji pa humbur kohë

Kreu i Partisë Demkratike, Lulzim Basha, ka vlerësuar propozimet e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, për të përjashtuar me 3 muaj nga detyrimet vendore taksapaguesit, në këto ditë të vështira të koronavirusit, duke u shprehur se sitauta emergjente kërkon masa dhe veprime konkrete.

Basha i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të shqyrtojë menjëherë propozimet e Ademit, duke shtuar se “Çdo propozim i yni është i zbatueshëm dhe çdo vendim të propozuar do ta kisha marrë pa hezitim në qeverisje, për tju shërbyer njerëzve dhe vendit”.

Mesazhi i Bashës:

Situata emergjente kërkon masa dhe veprime konkrete!

Çdo ditë që kalon biznesi dhe qytetarët përjetojnë vështirësi të dyfishta. Gjendjes së jashtëzakonshme diktuar nga Covid 19 i shtohet dhe pamundësia e bizneseve për të mbijetuar dhe e një shumice qytetarësh për të siguruar ushqim në pamundësi për të punuar.

Për këtë arsye përshëndes vendimin e Kryetares së Bashkisë së Shkodër Volatana Ademi për tu gjendur në krah të qytetarëve dhe bizneseve.

Ky është standarti i Partisë Demokratike. Çdo propozim i yni është i zbatueshëm dhe çdo vendim të propozuar do ta kisha marrë pa hezitim në qeverisje, për tju shërbyer njerëzve dhe vendit.

Uroj dhe bëj thirrje që pa humbur kohë të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryebashkiakes Ademi për përjashtimin nga detyrimet vendore për individët, familjet, personat fizikë dhe juridikë, dhe që çdo bashki tjetër të adoptojë të njëjtat masa në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

A: Të përjashtohen nga taksa e pronës dhe tarifat vendore (pastrim, gjelbrim, ndriçim publik) për një periudhë 3-mujore viti 2020, për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.

B: Të përjashtohen nga kamatvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.

Top Channel

Share: