Home KRYESORE Rama: Ndalohet frekuentimi i liqenit, më e keqja nuk ka ardhur akoma

Rama: Ndalohet frekuentimi i liqenit, më e keqja nuk ka ardhur akoma

Në një dalje live në FB, nga banesa e tij Kryeministri Rama ka njoftuar se do të ndalohen frekuentimi i zonës së liqenit nga qytetarët dhe në parqet kreative. Rama tha se më e keqja nuk ka ardhur akoma.

“Më e keqja nuk ka ardhur akoma. Nuk dua t’ju fus frikën, por dua t’ju informoj. Nuk ju them asgjë pa u konsultuar me ekspertët. Para komunikimit marr miratimin e tyre”, u shpreh Kryeministri.

Më tej ai tha, se fati i kësaj lufte, varet nga çfarë do të bëjnë qytetarët.

“Kjo është një luftë e vertetë, që është e gatshmë të godasë sistemet e çdo vendi. Fati  I luftës, numri i të plagosurve dhe viktimave varet nga çfarë do të bëjmë ne. Në këtë luftë ajo parrulla qesharkae I gjithë populli ushtar, është motoja e domosdoshme e ditës sonë”./ Opinion.al

Share: