Home KRYESORE Rastet e reja në Kinë, të importuara nga vendet e tjera

Rastet e reja në Kinë, të importuara nga vendet e tjera

Duket se Azia ka vendosur nën kontroll përhapjen e pandemisë së koronavirusit. Kështu, Kina ka raportuar 39 raste të reja me coronavirus, por të gjitha rastet janë të importuara nga vendet e tjera.

Mes rasteve të reja, 10 janë raportuar në Pekin, 10 në Shangai, 6 në Fuixhian dhe 6 në Guangdong.

Përballë përmirësimit të ndjeshëm të gjendjes, qytetarët kinezë po i rikthehen normalitetit.

Po ashtu, dhe Koreja e Jugut ka raportuar numrin më të ulët të rasteve të reja, që prej kohës kur shkalla e infeksionit arriti kulmin para katër javësh.

Koreja e Jugut ka arritur ta vendosë nën kontroll këtë pandemi duke testuar rreth 20 mijë persona në ditë për koronavirus. /Opinion.al

Share: