Një tërmet me magnitutë 5.2 ballë i shkallës Rihter ka goditur ishullin portugez të Madeira. Lëkundjet janë ndjerë të forta dhe në ishujt Kanarie përfshirë dhe ishujt Arona e Tenerife, të cilat ndodhen rreth 325 milje larg Madeira, shkruan Daily Mail.
Në videon e bërë virale, të marra nga kamerat e sigurisë brenda një kishe në Sao Vicente, është fiksuar momenti teksa toka lëkundej dhe besimtarët të mbërthyer nga paniku shihen duke dalë me shpejtësi jashtë. Në kishë në atë momente ishte duke u mbajtur një koncert muzikor barok dhe jo një meshë fetare, shkruan Daily Mail.
Sakaq, mediat lokale raportojnë se Ministri rajonal Turizmit ishte në momentet kur ra tërmeti, në mesin e besimtarëve të pranishëm në kishë, por fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Megjithatë si pasojë e lëkundjes kanë rënë disa gurë dhe si rezultat janë mbyllur për disa orë tre akse rrugore. Raportohet se lëkundjen janë ndier deri në një minutë dhe sipas meteorologëve, ky tërmet ishte më i fuqishmi që ka përfshirë Medeira këto 45 vitet e fundit.FOTO GALERI1/8
Top Channel