Home KRYESORE Si hyri koronavirusi? PD: Firence nuk ka deklaruar persona të infektuar

Si hyri koronavirusi? PD: Firence nuk ka deklaruar persona të infektuar

Partia Demokratike ka reaguar pas mbledhje së jashtëzakonshme të Qeverisë për koronavirusin.

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu shprehet se mbledhja e sotme tregoi se Qeveria nuk ka asnjë strategji për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Sipas Shehut, deklaratat e Qeverisë janë bërë mbi baza të paqarta, pasi në Firence, nga ku ka ardhur 28-vjeçari i infekektuar, nuk ka asnjë rast të deklaruar.

Ish-deputeti demokrat, shton se qeveria nuk thotë asgjë për gjendjen e reparteve infektive dhe strategjinë që do të ndjekë për të sëmurët.

Reagimi

Akoma dhe sot Rama pa trasparence dhe pa strategji!

Megjithese jemi para nje fakti te paralajmeruar apo me mire te para ndodhur, mbledhja e sotme e Qeverise tregoi se vazhdohet ne amulli e vetem fasade.

Behen deklarata “te sigurta” mbi baza te pa qarta, qe kane rendesi per te ndjekur rastin e gjendjen reale te vendit, thjesht per tu shmangur…

Deklarohet se kontaminimi eshte “importuar” me rastin “zero” te ardhur nga Firenze para mbi dhjete ditesh.

Nga mund te dale nje siguri e tille kur Firenze akoma nuk ka deklaruar asnje rast te prekur?

Kjo gje ka rendesi te madhe te skjarohet per aresye tonat epidemiologjie, aq me shume mbas kaq ditesh kthimi ne Tirane.

Se dyti nuk ipet asnje e dhene se sa prej kontakteve te aferta te te dy te prekurve ne ditet e perpareshme jane identifikuar e cfare do behet me ata?

Do te vendosen ne karantina te specializuara keta, ku, apo do te vazhdohet me “strategjine” e rrezikeshme per tu lene te “izoluar” ne banesat e tyre, thelbesore kjo?

Fatkeqesisht shoh se qeveria nuk thote asgje per sistemin tone shendetesor, masat urgjente te domosdoshme te disa permiresime (megjithese jemi shume vone) te domosdoshme ne organizimin e tij, realitetin e furnizimet me baze materiale konsumi, qe mungon edhe per personelin, ceshtje organizative, mobilizimi te resurseve njerrezore etj etj.

Nuk thote asgje per gjendjen e reparteve infektive, strategjine per menyren e vendin ku e si do te trajtohen keta te semure ne nivel vendi.

Nuk thote asgje per gjendjen e domosdoshmerine e forcimin e sherbimeve te Reanimacioneve (aq sa mund te behet tashti), thelbesore keto per uljen e mortalitetit etj.

Se fundi Rama e “zgjidhi qesen”, ka dhene reth 3,5 Milion $, perseri shume shume pak, duke vazhduar te bejme shakara te rrezikeshme e humbim kohe, sic po veprohet prej janarit.

Dhe si mbyllje dua te shpreh tere solidaritein tim me te prekurit, familjaret e tyre, duke deklaruar gadishmerine e plote per te kontribuar pa rezerva ne perballimin e kesaj gjendje te jashtezakoneshme./ Opinion.al

Share: