Home KRYESORE Urdhri i ri i ndalimqarkullimit/ Gjoba në Bulqizë dhe Fier, policia ndalon...

Urdhri i ri i ndalimqarkullimit/ Gjoba në Bulqizë dhe Fier, policia ndalon shëtitjet

Urdhri i dhënë sa i takon ndalimit të qarkullimit të banorëve pas orës 10:00 duket se nuk është marrë fort seriozisht në dy lagje të Bulqizës. 

Është  dashur ndërhyrja e policisë, e cila nuk i ka lejuar banorët të qëndrojnë në dy shëtitoret e Bulqizës. Gjithashtu policia nuk ka lejuar asnjë biznes të rinisë punën. Burime pranë policisë bëjnë me dije se gjatë tre ditëve të fundit janë gjobitur disa biznese si dhe shoferë, deri në bllokim të automjeteve të tyre.

Po kështu në Fier njerëzit kanë qarkulluar në këmbë ose me biçikleta. Grupet e patrullimit kanë filluar të aplikojnë gjobat, ndërsa në mungesë të dokumentit të identifikimit, janë shoqëruar disa qytetarë në komisariatin e policisë. Ndërkohë që në rrugët e qytetit lëvizin mjete të pajisura me autorizim.

Top Channel

Share: