Home KRYESORE Video/ Laboratori amerikan zbulon vaksinën ndaj Covid-19 brenda 3 orësh

Video/ Laboratori amerikan zbulon vaksinën ndaj Covid-19 brenda 3 orësh

Një laborator në San Diego, pretendon se ka krijuar vaksinën ndaj koronavirusit, tre orë pas hyrjes në sekuencën gjenetike të virusit më 9 janar, dhe tani shkencëtarët po garojnë për të nxjerrë vaksinën në treg në kohë rekord.

Inovio Pharmaceuticals është e vendosur në Pensilvani, por zbulimin e bënë shkencëtarët në laboratorin e saj në San Diego.

Inovio Pharmaceuticals, ka krijuar gjithashtu më herët dhe vaksinë për virusin Zika dhe Ebola.

 “Kemi një algoritëm të cilin e kemi dizenjuar, dhe ne e vendosëm sekuencën e ADN-së në algoritmin tonë dhe dolëm me vaksinën në një kohë të shkurtër”, ishprehet Dr Trevor Smith, drejtori i kërkimeve dhe zhvillimit i Inovio-s.

Vaksina e Inovio-s për COVID-19 ,siç e kanë quajtur zyrtarët e shëndetësisë virusin, mund të ishte e gatshme gjatë kësaj vere.

Stoku i Inovio-s u rrit në 5.32 dollarë për aksion disa ditë pasi kompania njoftoi se ishte zgjedhur për të punuar në një vaksinë te koronavirusit.

Aksionet tani janë me 3.34 dollarë, përsëri atje ku ishin një muaj më parë.

Kompania amerikane është duke u partnerizuar me Pekin Advaccine, një kompani kineze, për të punuar për vaksinën.

“Pjesëmarrja e Inovio-s në këtë përpjekje në zhvillim bazohet në përshtatshmërinë ideale të platformës mjeksore të ADN-së se saj për të zhvilluar me shpejtësi vaksinat kundër viruseve në zhvillim me potencial pandemik, aftësi e provuar në zhvillimin e vaksinave dhe një rekord të fortë të gjenerimit të shpejtë të masave premtuese kundër kërcënimeve pandemike të mëparshme”, tha kompania në një deklaratë në 30 janar.

Një kompani tjetër amerikane Novavax, me bazë në Maryland, po synon të bëjë një vaksinë koronavirusi në me pak sesa tre muaj, megjithëse vaksina te tilla mund të duhen vite për tu zhvilluar, shkruan Fox News.cna.al

Share: