AUSTRALI
Shqiptari Petrit Lekaj i cili vrau të bijën me thikë në Australi vitin e kaluar është dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Adelaides. Ai vrau vajzën e tij në mënyrë misterioze në korrik të vitit të kaluar pasi u gjet në automjetin e tij ‘Mercedez’ me Sabrina Lekajn të vdekur dhe vetë ai i plagosur.
Më pas ai u mbyll në një spital psikiatrik ndërkohë ka pasur një të shkuar kriminale pasi është kapur dhe gjobitur disa herë për kultivim kanabisi.
Ngjarja e rëndë dyshohej të kishte ndodhur për motive banale. Natën e vrasjes, Sabrina kishte dalë të festonte me shoqet në lokal. I ati dyshonte se vajza e tij kishte të dashur dhe për këtë arsye besohet se ndërmori aktin ekstrem.
(BalkanWeb)