Home KRYESORE Bota po kupton pak e nga pak cmendurine e vet!

Bota po kupton pak e nga pak cmendurine e vet!

Nga Ergys MertiriBota po kupton pak e nga pak cmendurine e vet, nNga Ergys Mertiri

Nje vale protestash kunder masave te izolimit kane shperthyer ne shume vende: SHBA, Gjermani, France, Itali, Izrael, Rumani etj. Ka njerez neper bote qe reagojne, megjithese masat andej kane qene shume me te lehta se tonat, e megjithese, edhe ato po hiqen gradualisht.

Zerat qe thone se izolimi fizik ka qene nje gabim po vijne duke u shtuar, me renien e histerise se turmave te panikuara nga bombardimi me lajme apokaliptike nga mediat e papergjegjshme. Tashme ka shume mjeke te cilet pohojne se, sido qe te jete, imunizimi i popullates mbetet e vetmja zgjidhje per momentin dhe se karantina, jo vetem qe nuk eshte me zgjidhje, por ka qene nje gabim, pasi ka penguar imunizimin, duke zgjatur kohen e semundjes, kundrejt shkaterrimit te ekonomise, problemeve psiko-sociale, por edhe dobesimin e sistemit imunitar te njerezve.

Bota po kupton pak e nga pak cmendurine e vet, ndonese fajtoret prodhojne propagande per te mbrojtur genjeshtren, duke thene se masat e ndermarra sollen sukses.

Tashme edhe Edi Rambo, gjenerali i pa epur i nje lufte imagjinare me armiq te padukshem qe na kercenoi me bombardime, male te vdekurish e kufoma pa varr, tashme po thote se do na duhet te mesohemi te bashkejetojme me armikun, a thua se, ne tradhetaret, qe kerkonim zbutjen e masave, kishim ne koke ndonje divorc me virusin! Sado qe vazhdon me kokefortesi ne masat e tij idiote, sado qe e ka shtyre deri ne qershor marrezine e tij, po perpiqet ti ule marrshet me ngadale, duke shtuar dozen e propagandes tek suksesi i nje lufte pa beteje.

Pergjegjesi e di qe nuk do mbaje kush, po te pakten pak reflektim mbi brishtesine tone ndaj propagandes mendoj se duhet ta kemi.

Share: