Home Gjeo-Ekonomia Covid-19/ Pampuri: Bla Bla Bla, fjalimet e Ramës s’kanë lidhje me realitetin...

Covid-19/ Pampuri: Bla Bla Bla, fjalimet e Ramës s’kanë lidhje me realitetin e më të varfërve

Në një postim të pak minutave më parë, Orjola Pampuri shprehet se kryeministri i vendit, Edi Rama i ka braktisur të varfrit në këtë situatë të pazakontë, shkaktuar nga Covid-19.

“Fjalimet e Edi Ramës nuk kanë lidhje me realitetin e më të varfërve. Ai i injoron dhimbjet e një babai që nuk ka çfarë t’u japë fëmijëve. Nuk do t’ia dijë për dhimbjen e një nëne që nuk ushqen dot fëmijët. Përçmon lotët e një fëmije që nuk e ndjek dot shkollën online, sepse prindrit e tij janë të pamundur. 300 mijë shqiptarë jetojnë në të tilla kushte mbijetese, duke u ushqyer vetëm 1 herë në ditë. Deri tani nuk janë ndihmuar me asnjë qindarkë nga qeveria. Përgjigja e Edi Ramës per ta eshtë “bla bla bla”. 👇“- shkruan Pampuri, teksa i shoqëron fjalët e saj me një video të Ramës.

Top Channel

Share: