Home Gjeo-Ekonomia Koronavirusi/ Presidentja e KE-së: Evropa ka nevojë për një Plan Marshall

Koronavirusi/ Presidentja e KE-së: Evropa ka nevojë për një Plan Marshall

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, teksa ka folur për krizën e shkaktuar nga koronavirusi, ka pranuar se Evropa ka nevojë për një Plan Marshall.

Presidentja e Komisionit Evropian u ka bërë thirrje vendeve të BE të investojnë miliarda në buxhetin e bllokut për të shmangur pasojat katastrofike ekonomike nga kriza aktuale e koronavirusit.

Ajo u shpreh për gazetën “Welt am Sonntag”, se me “Plan Marshall për Evropën” i referohet programit të rimëkëmbjes të vendosur nga SHBA në periudhën 1948-1952 për të ndihmuar ekonomitë e Evropës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore.

 “Shumë miliarda që duhen investuar sot për të shmangur një katastrofë më të madhe, do t’i lidhin brezat së bashku”,shkroi ajo, duke e quajtur krizën një shans për të përtërirë ndjenjën e bashkësisë midis kombeve të Evropës.

Një thirrje e ngjashme është bërë disa javë më parë dhe nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez në një editorial për një gazetë tjetër gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Po ashtu, Sanchez i kërkoi Evropës që të fillojë masa të menjëhershme ekonomike sikur të angazhohen në një luftë.

“Evropa duhet të krijojë një ekonomi të kohës së luftës dhe të vendosë masa për mbrojtjen, rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike. Nëse virusi nuk njeh kufij, as mekanizmat e financimit nuk duhet t’i njohin. Të krijojm shanse për rindërtimin e një Bashkimi Evropian shumë më të fortë”,-th Sanchez.

Aktualisht BE-ja aktualisht është në debat se si të merret me barrën e borxhit midis vendeve të saj anëtare. Ministrat e financave në Eurogroup kanë vendosur të diskutojnë të martën për financat e bllokut gjatë krizës së koronavirusit./ Opinion.al

Share: