Home KRYESORE Dhjetë strategjitë e Noam Chomsky në kohë Covid-i

Dhjetë strategjitë e Noam Chomsky në kohë Covid-i

Nga Azem Parllaku


Jemi në kohë pandemie e nuk është çudi pse ndodhin shumë gjëra që mendja e njeriut nuk do t’i përtheknte në kushte normale. Por në raste të tilla ata që më së shumti duhen dëgjuar janë mjekët, e jo politikanët, as dhe biznesmenë të lidhur me njëri-tjetrin për vetë interes. Njëri prej qëllimeve të politikanëve është hartimin dhe ekzekutimi i ligjeve që e bëjnë vendin e tyre më të begatë ekonomikisht dhe idealist. Lind pyetja; Ku gjendet pushteti në raport me 10 strategjitë e Noam Chomsky i cili ka strukturuar këto hipoteza fillimisht në “Manufacturing Consent: The Political Economy of the Mass Media” (1988) së bashku me Edward Herman.
1.Strategjia e shpërqendrimit.
Është element i hershëm i kontrollit shoqërorë që konsiston në shmangien e vëmendjes së publikut nga çështjet e rëndësishme, nga problemet shoqërore serioze, dhe nga ndryshimet e ndërmarra prej elitave ekonomiko-politike, përmes teknikës së përmbytjes me informacione të parëndësishme. Mbajtja e publikut të zënë me problematika dytësore, të parëndësishme, pa i dhënë mundësi të reflektojë. Ndryshe quhet “arma me silenciator, për të vrarë tinëz”. Për pushtetin sot armiku quhet Covid-19. Një pjesë dërrmuese e brengës shoqërore është lënë në harresë.
2.Strategjia e krijimit të problemeve dhe e ofrimit të zgjidhjeve.
Ky mekanizëm quhet ndryshe “problem-reagim-zgjidhje”. Krijohet një problem, një situatë që parashikon prodhimin e një reagimi të publikut, në mënyrë që ky të jetë justifikimi i masave pasuese. Për shembull: indiferenca përballë shpeshtimit që po krijon Covid-19, për rrjedhojë populli do të kërkojë ligje më të ashpra në favor të sigurisë dhe në kurriz të lirive. Apo sajimi i një krize ekonomike për t’i bërë të pranueshme, si e “keqe e domosdoshme”, reduktimin e shërbimeve publike dhe tkurrjen e të drejtave sociale. Sot protagonistët e politikës po “kërkojnë” të bëhen MESIA i shpëtimit të vendit nga virusi.
3.Strategjia e përshkallëzimit.
Për ta bërë të pranueshme një masë të papranueshme mjafton aplikimi gradual, përse jo, për vite me radhë. Në këtë mënyrë u imponuan gjate viteve ’80-‘90 kushte socio-ekonomike të reja, siç është neoliberalizmi: minimizimi i rolit të Shtetit, privatizimi, paqëndrueshmëria e tregut të punës, fleksibiliteti, papunësia masive, pagat, etj. Tani Shqipëria është në humnerën që po e hedh Covid-19.
4.Strategjia e shtyrjes së zgjidhjes.
Parashikon prezantimin e masave si “të dhimbshme por të domosdoshme”. Këto shoqërohen me konsensusin publik, ndërsa hyrja e tyre në fuqi shtyhet në të ardhmen, pasi është më i lehtë pranimi i një sakrifice në të ardhmen se sa në çast. Përveç kësaj, masa ka tendencën e shpresës naive tek “ndryshimi pozitiv në të ardhmen”, që sakrifica e kërkuar mund të evitohet. Kjo i jep kohë më shumë publikut për t’u ambientuar me ndryshimin dhe, natyrisht, për t’u dorëzuar përballë sakrificës, si e domosdoshme. 
5.Strategjia e trajtimit të publikut si fëmijë.
Pjesa dërrmuese e reklamave përdor diskutime, argumente, personazhe dhe një intonacion fëmijëror, shpesh herë afër dobë- sisë, sikur spektatori të ishte foshnje ose i mangët në tru. Sa më shumë që tentohet gënjimi i spektatorit aq më shumë përdoret toni foshnjarak. Përse? Nëse dikush i drejtohet një personi sikur ky të ishte 12 vjeç, atëherë, në bazë të sugjestionit, personi në fjale do të përgjigjet ose do të reagojë pa frymën e duhur kritike, sikur të ishte fëmijë. Politikanët flasin me popullin sikur ky, populli, nuk i kupton doktorët, dhe ata politikanët, e ka për detyrë të na sqarojë a konspektojë atë që ne populli nuk kuptojmë.
6.Strategjia e përdorimit të sferës emocionale më shumë se reflektimin.
Shfrytëzimi i emocioneve është një teknikë klasike që prodhon qark te shkurtër në analizën racionale dhe kritike të individit. Gjithashtu, ky mjet hap portat e aksesit tek pavetëdija, për të rrënjosur ide, dëshira, ndjesi frike, kompulsione dhe sjellje. Qoftë për paaftësi, qoftë për djallëzi, politikanët nuk i drejtohen realitetit, racionalitetit të shifrave, problemit konkret, po e shpërngulin problemin në teorizime emocionalo-absurde, që vetëm ngjajnë me realitetin, po nuk është ai realiteti. 
7.Strategjia e izolimi të publikut në injorancë dhe mediokritet.
Cilësia e edukimit që i jepet shtresave të ulëta duhet të jetë më e varfra dhe më rëndomta e mundshme, në mënyrë që hendeqet e paditurisë në piramidën sociale të mos mbushen kurrë nga shtresa e ulët. No koment: mjafton të kujtohen me ç ‘janë marrë mediat e mediumet, gjatë procesit para Covid-19.
8.Strategjia e stimulimit të vetëkënaqësisë dhe mediokritetit. 
Injoranca, vulgariteti, budallallëku shndërrohen në modë dhe vlerë. Kujtoni për një çast modelin “big brother”, ku mund të bëhesh i famshëm, e për rrjedhojë i pasur, i ndjekur, i imituar, i adhuruar, etj, pa nevojën e diturisë, zhvillimit të intelektit, të ndonjë aftësie, talenti apo profesioni, pa nevojën e etikës, edukatës, normave shoqërore të pranuara si normalitet.
9.Strategjia e nxitjes së vetëfajësimit.
Individi edukohet të fajësojë veten për çdo problem: mungesa ose dobësia e inteligjencës, forcës, karakterit, vullnetit, etj, janë disa nga rrugët e vetë- fajësimit. Kështu, në vend të rebelimit nga sistemi mbytës ekonomik, ndaj pushteteve të tjera të forta, individi fajëson veten deri në depresion, duke frenuar reagimin.
10.Strategjia e njohjes se individit më mirë sa ç’e njeh individi veten.
Zhvillimet e shkencave humane të 50 viteve të fundit i kanë dhënë mundësi elitave dominuese të njohin aftësitë psiko-fizike të individëve, sjelljet e tyre sociale, zgjedhjet racionale, e kështu me radhë. Kjo do të thotë se në shumicën e rasteve sistemi ushtron një kontroll më të madh mbi individin se vetë ky i fundit mbi vetveten. 

Share: