Home KRYESORE Filloi sarkazma me masat anti koronavirusin!

Filloi sarkazma me masat anti koronavirusin!

Nga Arian Manahasa

Shoku ynë është në dilemë… nuk po e merr vesh këtë punën e koronavirusit:

• Sëmundja kalohet në shtëpi, por kur ke nevojë duhet të shkosh urgjent në spital

• Sëmundja ka shumë simptoma, por shpesh nuk ka asnjë simptomë

• Për virusin nuk ka ilaçe, por çdo ditë del një medikament i ri

• Vaksina do të shpiket, por nuk do të na mbrojë

• Virusi nuk prek fëmijët, por shkollat u mbyllën

• Maska nuk të mbron, por duhet ta mbash

• Virusi është vdekjeprurës, por nuk duhet të trembemi

• As dorezat nuk të mbrojnë, por janë të nevojshme

• Të gjithë duhet të izolohen në shtëpi, por edhe të punojnë

• Ushqim në supermarket ka plot, por duhet mbajtur rezervë ushqimi në shtëpi

• Sporti ndihmon shëndetin, por sporti ndalohet

• Ajri i pastër të bën mirë, por shëtitja ndalohet… sidomos në park

• Mbipesha të rrezikon, por duhet të rrish në shtëpi dhe ta kalosh ditën duke ngrënë.

Hmmmm …. filluat te dyshoni tek vetvetja eeee … hajt, s ka gjo, do ju kaloje 🤣🤣🤣

Share: