Home KRYESORE Publikohet fotoja, Kim Jong Un ka vdekur?

Publikohet fotoja, Kim Jong Un ka vdekur?

Prej disa ditësh mediet botërore përmes burimeve të tyre raportojnë se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka humbur jetën pas operacionit në zemër.

Lidhur me këtë lajm nuk ka ende një konfirmim zyrtar, ndërsa Koreja e veriut nuk ka reaguar për ta përgënjeshtruar lajmin.

Ndërkohë, një foto e publikuar nga media italiane “La Stampa” shton edhe më shumë dyshimet, pasi shfaqet një person i vdekur, i cili ngjason shumë me Kim Jong un.

“La Stampa” shkruan se fotoja nuk është e verifikuar, dhe se ekziston mundësia që të jetë një person mjaft i ngjashëm me liderin korean.

““Kim Jong Un ka vdekur”. Kjo është ajo që do të tregonte një imazh që po qarkullon në disa media aziatike, të cilën La Stampa nuk ka pasur mundësinë ta verifikojë drejtpërdrejt./ Opinion.al

Share: