Letër Drejtuar:Kryeministrit të Shqipërisë z.Edi RAMA
Nga: Fondacioni ‘Akademia Alternative Shkencore RRËNJËT TONA’
LETËR MOTIVIMI
Lënda: Visaret e plazheve shqiptare – corona virusi – dhe arsyet pse duhet të hapet turizmi në Shqipëri?!
12 VISARET E PLAZHEVE TË DY DETEVE SHQIPTARE!1. Plazhet shqiptare janë të klasifikuara në kuptimin gjeomorfologjik, si plazhe akumulues (grumbullim rëre-Bunë-Orikum) dhe plazhe shkëmborë (ishuli i Sazanit – ishulli i Tongos), kryesisht me shkëmbinj karbonatik. 2. Nga pikëpamja sedimentologjike (e sedimentimit), plazhet tonaklasifikohen si plazhe ndërtues, ku formohen delta ose dalje të shumë lumenjve (6 të mëdhenj dhe dhjetra të vegjël, aq sa i gjithë gadishulli apenin e iberik nuk i ofrojnë dot këto pamje me mjedise e nënmjedise kaq të diversifikuara sedimentologjike), dhe plazhe abraziv (gërryes), ku deti tenton, transgreson dhe hyn në tokë (Seman).3. Nga pikëpamja peisazhike, plazhet tona karakterizohen, si askund tjetër në botë, nga një larmishmëri të zonave lagunore me 1.ato kënetore, 2.me ato marshe (gjysëm këneta), 3.me godulla, 4.me moçale, 5.deri te prekja e kënetave paleo ose të vjetra si Tërbufi, Durrësi, dhe ndryshe nga shumë vende të tjera 6.me formim të lagunave të reja me vite njerëzore, si laguna e re në Divjakë, që të gjitha së bashku japin larmishmërinë më magjepse në botë, ku nuk mundesh t’i gjesh kaq pranë këtë lloj mjedisesh biodiversitiv, me flora e fauna të përcaktuar për secilën nga këto nënmjedise të përcaktuar më lart.4.
Plazhet shqiptarë kanë mesatarisht gjerësinë më të madhe ose fashën më të gjerë të plazheve akumulativ ose me rërë, (50-200m), rërë e cila, ndryshe nga vendet apo plazhet e botës, vjen prej burimeve nga më të ndryshme të shkëmbinjëve mëmë apo të klasave të ndryshme gjeologjike, si ata vullkanik, piroklastik, diabaze, ultrabazikë, metamorfikë dhe sedimentarë (karbonatik ose gëlqerorë të Trias kretakut me moshë 200-65 milion vjet, flish me moshë 65-25milion vjet, flishoidal 25-15 milion vjet, mollasik 15-5 milion vjet, pas mollasik me moshë 5-2 milion vjet deri te sedimentet e kuaternarit me moshë 2 milion – sot), që dmth që kjo rërë trashëgon genet e pasura, me elementë e komponentëkimik të këtyre shkëmbinjve, ndaj ai përmban në strukturën e vet pothuajse të 104 elementët kimik të tabelës së Mendelejevit, sepse në pjesën lindore të plazheve deri në kufijt lindor të Shqipërisë ndodhen të gjithë llojet e shkëmbinjve gjeologjik të sipërmendur.
5. Për sa më sipër, kemi rërë të bardhë, rërë të verdhe, si plazhi i Divjakës nga më të veçantët për shkak të përmbajtjes së lartë të rërës që vjen me anë të lumenjve Shkumbin e Seman dhe Vjosë, por ajo më efikase është prania e rërës së zezë, me përmbajtje të lartë të bromit, jodit, që vjen me anë të lumenjve Drin dhe Mat, si në Shëngjin, Kune Vain dhe Tale.
6. Plazhet tona kanë luksin të jenë në pozicione të një gjerësie gjeografike mesatare, as afër ekuatorit dhe as drejt polit, me shkëmbim të mikroklimave në distanca të afërta të fushës me ato të derdhjeve lumore, të kolinave, të kodrave, të maleve, ku oksigjeni O2 dhe ozoni O3 ndodhen në raportet nga më perfekte për m3 ajër, aq sa kozmanautë të caktuar e kanë zgjedhur për rehabilitim shëndeti.
7. Plazhet tona kanë luksin të jenë në pozicione të një gjerësie gjeografike mesatare ku prodhohet klorofili, për shkak të një procesi nga më të gjatët deri në optimal të fotosintezës, në sasi nga më optimalet përsëri në rruzull, që dtth një ha pyll apo bimësi në Shqipëri ose pranë plazheve mund të prodhojë O2 dhe O3 sa 10 ha, po pyll e bimësi në Suedi, ose nga Beogradi e lart.
8. Plazhet tona kanë luksin të jenë në pozicione të një gjerësie gjeografike mesatare, ku rrymat detare fryjnë nga jugu drejt veriut dhe në gjatësinë bregdetare Sarandë Bunë, janë ende të ngrohta dhe kanë diapazonin më të madh në shtrirje kohore ditore, ndryshe nga vendet si Mali i zi dhe Kroacia deri në Slloveni, kjo rrymë e ftohë temperaturën e saj dhe ul shumë efektin kohor zgjatje për kënaqësinë e banjos diell-det, dhe humbet efektin kur kthehet në veri të detit Adriatik në pjesën perëndimore të tij në brigjet e Italisë.
9. Plazhet tona kanë luksin të jenë në pozicione të një gjerësie gjeografike mesatare, ku provitamina ‘e fjetur’ D kap sasinë dhe kombinimin më të mirë të rrezeve UV, ku këto rreze poshtë gjerësisë gjeografike të shqipërisë, ato vijnë e shtohen duke qenë më të larta apo më të nxehta, dhe lart drejt kroacisë e sllovenisë e më lart, ato vijnë e pakësohen, duke qenë të mangta.
10. Diversiteti mineral i rërave të plazhit e pasur me makroelement si kalium, natrium, kalcium, magnez, mangan, dhe mikro element si stroncium, litium, bor, etj., bëjnë që ecja në këto rëra zbathur, për 30 minuta deri në 1 orë, mund të kurojë me anë të putrave të këmbës, ku kemi të gjitha mbaresat nervore të trupit, pothuajse të gjitha sëmundjet e trupit të njeriut përfshi dhe koronën apo covidet që mund të vijnë pas.
11. Vetë ujrat detarë shqiptarë përmbajnë për shkak të derdhjeve të gjashtë lumenjve shqiptarë makroelementë si zink, magnez, mangan, natrium, kalcium, kalium që ndodhen si bashkëshoqërues me kripën e detit (NaMgCl), si dhe mikroelemetët si litium, stroncium, bor, etj., të cilët ndodhen në raporte të shkëlqyera që vetëm ujrat detarë të mesit të dhéut, si Joni dhe Adriatiku i kanë, dhe rigjenerojnë si ‘hamëme’shëndetin e trupit të njeriut;
12. Mbi të gjitha, ujrat detarë shqiptarë, veçanërisht deti Jon, sipas një studimi të një gjeofizikanti turk në artikullin e paraqitur në Kongresin Ballkanik të gjeologjisë e gjeofizikës në v. 1999 në Stamboll mbi raportet e lëndëve radioaktive në detet e mesdheut, përmbajnë elementë radioaktivë si p.sh., Bor, Fluor, Litium, etj., në sasira dhe në raporte mjaft të kënaqshmne për shëndetin njerëzor, me sasi prej dy beqerel për m3 ujë deti, kur të tjerët dete, si ai ai Egje e Marmara e kanë 50 beqerel, që plazhisti kupton dhe vlerëson me nëndije kënaqësinë që të japin këto ujra.
Ndaj z. Kryeministër!
1. Plazhet duhet të hapen, jo për hatër të turizmeve kompani, por për hatër të shëndeteve njerëzi.
2. Dielli dhe ajri pranë detit duhet të lirohen, jo thjesht dhe vetëm, për biznese të kompanive, por për të kaluar pasojat e ‘corona virusit’ të njerëzive.
3. Me disa rirregullore, me disa manuale të reja, me disa rregulla shërbimi të reja, më shumë me distanca fizike se ato sociale, në emër të Fondacionit Akademik Rrënjët Tona do t’Ju luteshim ‘bonsensit’ Tuaj dhe Qeverisë që Ju drejtoni, që:
a) të fillojë pregatitja për hapjen sa më shpejt të turizmit të brendshëm në plazhe dhe në malet tona;
b) si dhe të çeljes, sa më shpejt të ditës së plazheve, sepse duke qenë zonë elitare, për shkak të visareve të mësipërme, e meritojmë të jemi dallëndyshja e parë në pritjen e turistëve të huaj nordik dhe të europës lindore, njëherësh për rikperimin e shëndetit të tyre, sepse qytetarë të një bote jemi të gjithë.
Me një përshëndetje të fortë për punën Tuaj
Ju urojmë
mbarësi dhe suksese
Për Fondacionin Akademia Alternative Shkencore RRËNJËT TONA
Prof.ing.av.Sazan GURI Dr. Ing. Stefan PINGULI
Ing.dipl. Fredi BALAJ